Inteligjenca Artificiale, portali në Malin e zi jep lajmet me spikere virtuale - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale, portali në Malin e zi jep lajmet me spikere virtuale

Lexuesit e portalit Dan në Podgoricë, që prej fundit të korrikut, dëgjojnë lajme në formë emisioni informativ nga një prezantuese virtuale e quajtur Ana AI. Kjo është hera e parë në rajon, që lajmet jepen nga një spiker virtuale.

Redaktori i portalit Dan, Mili Preleviç, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas Ana AI e lexon atë.

Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.

Mihailo Backović, një ekspert në inteligjencën artificiale, thotë se AI është një mjet i dobishëm për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.

“Përdorimi i AI në vetvete nuk është problematik, për sa kohë që politika editoriale e mediave zbaton standarde të larta etike dhe nuk lejon abuzimin e këtyre teknologjive”, tha Backović për RSE.

Sipas tij, është e nevojshme që një person të verifikojë gjithmonë përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon.

“Për shembull, Dan nuk duhet të publikojë kurrë përmbajtje të krijuar nga AI pa rishikim editorial. Kjo do të ishte gjithashtu e rrezikshme sepse sistemet moderne gjeneruese të AI kanë një tendencë të lehtë të gjenerojnë pretendime që janë të pasakta”.

Mili Prelević, redaktor i portalit Dan, i cili ishte i pari në Mal të Zi që përdori këtë teknologji, përparësitë e këtij modeli të punës i sheh në përsosmërinë e prezantimit të Anës.

“Ana AI nuk është e pasigurt, nuk humbim kohë për grim, nuk kemi nevojë për kameraman. Ne zgjedhim nëse do të jetë bionde apo e zezë, çfarë do të veshë. Çfarë i jap unë spikerja virtuale e di që do të lexohet në mënyrë perfekte”, thotë Preleviq për RSE.

Nga ana tjetër, gazetarja dhe drejtuesja e televizionit Vijesti, Danijela Lasica thotë se gazetaria pa emocione njerëzore do të ishte e tmerrshme dhe e rrezikshme.

“Është e vërtetë që ndryshe nga Ana, më duhet të grimoj, të vishem, të gabohem në lexim, një lapsus, do të vë theksin e gabuar. Por ndryshe nga Ana, fillimisht gjeta, shkrova, hulumtova”.

Ajo e konsideron informacionin e komunikuar nga roboti si “gjysmë informacion”

“Ai që ‘hyn’ në shtëpinë tuaj me imazhin dhe zërin e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm për lajmin që po ju komunikon, duhet ta ndjejë atë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0