Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës

Inteligjenca artificiale (AI) mund të zëvendësojë rreth 300 milionë vende pune me kohë të plotë,  sipas një raporti nga Banka Investuese Goldman Sachs. Po ashtu, mund të zëvendësojë një të katërtën e detyrave të punës në SHBA dhe Evropë.

Por përsos kësaj mund të sjellë gjithashtu vende të reja pune dhe një produktivitet më të mirë duke rritur vlerën totale vjetore të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara globalisht me 7%.

Po sipas raportit, Inteligjenca artificiale gjeneruese, e aftë të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore, është “një përparim i madh”

Perspektivat e punësimit

Qeveria është e prirur të promovojë investimet në AI në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilën thotë se “në fund do të nxisë produktivitetin në të gjithë ekonominë” dhe është përpjekur të sigurojë publikun për ndikimin e saj.

“Ne duam të sigurohemi që AI është duke plotësuar mënyrën se si ne punojmë në Mbretërinë e Bashkuar, duke mos e prishur atë, duke i bërë punët tona më të mira, në vend që t’i heqim ato”, është shprehur Sekretarja e Teknologjisë Michelle Donelan.

Në raport thuhet ndikimi i AI do të ndryshojë në sektorë të ndryshëm – 46% e detyrave në administratën dhe 44% në profesionet ligjore mund të automatizohen, por vetëm 6% në ndërtim 4% në mirëmbajtje,

Ndërkohë, BBC News ka raportuar më parë shqetësimet e disa artistëve që gjeneruesit e imazhit të AI mund të dëmtojnë perspektivat e tyre të punësimit.

Paga më të ulëta

“E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa vende pune do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale gjeneruese”, tha Carl Benedikt Frey, drejtor i ardhshëm i punës në Shkollën Oxford Martin, Universiteti i Oksfordit ndërsa shpreh shqetësimin se sipas tij , gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, e cila do të ulte pagat.

Sipas hulumtimit të cituar nga raporti, 60% e punëtorëve janë në profesione që nuk ekzistonin në vitin 1940, por studime të tjera sugjerojnë se ndryshimi teknologjik që nga vitet 1980 i ka zhvendosur punëtorët më shpejt sesa ka krijuar vende pune.

BBC News.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0