Në qoftë se ju përdorni Instagramin për të promovuar biznesin tuaj, ju mund të keni së shpejti më shumë mënyra për t’u lidhur me klientët potencialё. Instagram është duke testuar faqe të reja profili për bizneset që kenë butonat “contact”, të cilat e bëjnë më të lehtë për t’u lidhur direkt me kompanitë në llogari.
TechSot.Al raporton se profilet, përmbajnë butonat “contact” që lidhen me informacionin email dhe të vendodhjes. Profilet gjithashtu kanë informacion të përgjithshëm në lidhje me llojin e biznesit që është (p.sh “Shëndeti / Veshje”).
Mësohet se një numër i vogël përdoruesish bëjnë pjesë në grupin me të cilin po eksperimentohet risia e rrjetit social tё shpërndarjes së fotove.
Por duket se Instagram është duke planifikuar për një publikim më të gjerë gradualisht, ndërsa shërbimi duket të jetë si një lloj reklame. Edhe më herët është raportuar lidhur me këtë veprim të Instagram, por vetëm tani janë publikuar imazhe konkrete të asaj çka po eksperimentohet.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto