Instagram më në fund po i lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels të postuara nga të tjerët në mënyrë që ata t’i ndajnë jashtë aplikacionit.
Aplikacioni rival me video të shkurtra, TikTok, e ka këtë veçori për vite me radhë dhe ka fituar popullaritet nga njerëzit që shikojnë këto video të shkurtra jashtë aplikacionit me logon e bashkangjitur në video.
Të martën, kreu i kompanisë Adam Mosseri tha se përdoruesit me bazë në SHBA do të jenë në gjendje të shkarkojnë videot e Reels-it në telefonat e tyre.
Përdoruesit mund ta bëjnë këtë duke shtypur butonin “Share” dhe pastaj duke zgjedhur opsionin “Download”
Lexo edhe: A janë bankat më pak të sigurta për shkak të platformave si Instagram dhe TikTok?
Mosseri vuri në dukje se të pranueshme për shkarkim janë vetëm nga reels-at nga llogaritë publike. Ndërkaq, llogaritë publike mund të çaktivizojnë opsionin nëse nuk duan t’iu shkarkohen videot e Reels.
Ndonëse Mosseri nuk specifikoi nëse do të shfaqet ndonjë logo në Reel-in e shkarkuar, fotografia e postuar prej tij tregon se videoja e shkarkuar do të tregojë logon e Instagramit së bashku me emrin e llogarisë që keni marrë videon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto