Inovacion i qëndrueshëm kura më efikase e post-krizës COVID19

Inovacion i qëndrueshëm, kura më efikase e post-krizës COVID19


Dr. Erjon Curraj, Ekspert i Transformimit Digjital

Në një mjedis të ri të karakterizuar nga kriza të herë pas hershme përdorimi i novacionit ka pasur një rol themelor. Mjafton të përmendim këtu dy krizat e mëdha të Shqipërisë: kriza social-ekonomike e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe tanimë një krizë edhe më e thellë nga pandemia COVID19. Gjatë diskutimeve të këtyre ditëve të fundit me kolegë e miq rreth sfidave, por edhe mundësive që krijohen prej kësaj pandemie, vendosëm të organizojmë një forum diskutimi online (webinar) për të bashkëbiseduar me ekspertë të ndryshëm lidhur me rolin që luan novacioni në kohë krizash.

Lexo: Lux Montagnier, shkencëtari fitues i çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator

Si po përballen me këtë realitet dhe sesi po përgatiten për “normalitetin e ri” në post-krizë? Si bëhet vlerësimi i impaktit në kohë krize? Cili është roli i novacionit? Cilat janë sfidat për sipërmarrjen? Për arsimin? Për Shoqërinë civile? Po mundësitë? Si duhet të përgatitemi për ‘normalitetin e ri’ post-krizë? Cilat janë mësimet e nxjerra? Çfarë do të thotë përdorimi i qasjes “Mësim & Zhvillim”? Në këtë webinar pata kënaqësinë të moderoj diskutimin me pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova nga sektori i biznesit, arsimit dhe shoqërisë civile.

Fillimi i diskutimit u fokusua tek novacioni dhe teknologjia të cilat përbëjnë thelbin për transformimin dhe përshtatjen e biznesit, arsimit por dhe shoqërisë civile në këtë realitet të ri. Përgjatë diskutimit, folësit e vunë theksin së pari tek: vlerësimi i situatës në mënyrë rigoroze. Pra, matja e saktë dhe mbledhja e të dhënave rreth ndikimit të krizës në sektorë të ndryshëm, përshembull në biznes apo arsim.

Vetëm përmes vlerësimit të ndikimit dhe nxjerrjes së të dhënave të sakta, mund të ndërtohen politika apo instrumenta lehtësues për të përmirësuar situatën. Eksperti i Zyrës Qëndrore të OKB-së në New York për menaxhimin e krizave, Dr.Fabjan Lashi, ndau me pjesëmarrësit përvojën e UNDP në nivel botëror për vlerësimin e impaktit të krizave. Ai theksoi se tashmë për shumë sektorë dilema e paraqitur është: të bësh novacion ose të vuash pasojat. “Innovate or die” është një metaforë për të simbolizuar ndikimin e madh dhe të gjithanshëm që novacioni, sidomos ai teknologjik e digjital ka në ekonominë dhe shoqërinë bashkëkohore.

Së dyti, roli i shoqërisë civile për zhvillim e transformim shoqëror është edhe më i rëndësishëm në kohë krize se në situata normale. Prof. Nevila Xhindi, theksoi se “përdorimi i gjerë i të dhënave të mëdha (Big Data) ka krijuar sfida të reja të lidhura me përgjegjshmërinë, ndershmërinë, besimin dhe transparencën që mund të ndikojnë negativisht në shoqëritë duke krijuar diskriminim, padrejtësi dhe përjashtim të popullatës”.

Lexo: Ushqimet që përmirësojnë humorin gjatë izolimit në shtëpi

Prandaj, shoqëria civile mund të krijojë instrumente për të krijuar rezistencë ndaj impaktit negativ të novacionit. Së treti, edukimi i brezave të ardhshëm në kohë krize është sfidues, aq më tepër që universitetet shqiptare nuk ishin të përgatitur për mësimdhënie e procese akademike 100% online. Diana Biba, Administratore e Kolegjit Profesional të Tiranës, nënvizoi se “sfida e mësimdhënies online falë inovacionit dhe teknologjisë duhet parë si një mundësi për t’u shqyrtuar dhe konsideruar për angazhime më efikase, më efektive, më gjithëpërfshirëse edhe në post-krizë”. Mësimet e nxjerra dhe praktikat e krijuara nuk duhet të humbasin.

Pikërisht duke marrë shkas nga nevoja për të ndërtuar mbi mësimet e nxjerra nga sektorë të ndryshëm sidomos gjatë krizës dhe në përgatitje për post-krizën dhe normalitetin e ri, theksova në diskutim se pikërisht ajo ç’ka na duhet në fakt është qasja ndaj qëndrueshmërisë. Pra, nuk bëhet më fjalë, se a do të inovojnë apo jo bizneset apo sektori arsimit apo shoqëria civile. Çështja është çfarë lloj novacioni na duhet në këto sektorë. Një novacion i qëndrueshëm ofron zgjidhje të integruara, afatgjata dhe gjithëpërfshirëse.

Novacioni i qëndrueshëm është i mundur vetëm nëse mësojmë nga përvoja, shkëmbejmë praktika brenda sektorit apo midis sektorëve dhe fokusohemi në strategji dhe jo vetëm në reagime të shpejta ndaj situatave të krizës. Lidershipi largpamës e mendje hapur ndaj teknologjisë apo të resë në përgjithësi është faktor kyçë. Ashtu sikurse është edhe ekzistenca e një mjedisi mundësues në nivelin e qeverisë qendrore apo vendore. Organizatat duhet të mësojnë të jenë “agile”, pra të përshtaten shpejt me ndryshimin dhe të përqafojnë të renë në mënyrë të vazhdueshme.

Lexo: Vëzhguesit e BE-së paralajmërojnë për dezinformim mbi koronavirusin nga Irani, Rusia dhe Kina

A jemi gati për të gjitha këto? Kriza COVID19 tregoi se disa syresh në arsim, shoqëri civile dhe biznes ishim më gati se të tjerët. Disa u përshtatën më shpejt e disa ende jo. Natyrisht që këtu ka element të pabarazisë së mundësive, kompetencave, burimeve apo insfrastrukturës. Pabarazitë nuk mund të zhduken me një të rënë të lapsit, ama mund të punojmë në drejtim të zbutjes së tyre edhe përmes ndërtimit të aleancave bashkëpunuese dhe gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme. Ky nuk ishte i vetmi takim i joni, ne do të vazhdojmë të ndërgjegjësojmë komunitetin, të japim alternativat tona bazuar në ekspertizë dhe pse jo të lobojmë për novacionin e qëndrueshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0