Ushqimet që përmirësojnë humorin gjatë izolimit në shtëpi

Ushqimet që përmirësojnë humorin gjatë izolimit në shtëpi


Secili prej nesh ka gjetur mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar izolimin në shtëpi, në kushtet e pandemisë së COVID-19. Disa prej aspekteve që na bashkojnë si shoqëri janë ëndrrat e frikshme dhe miqësia e ngushtë me kuzhinën.

Lexo: Nisma e World Vision Albania: Shtëpisë mbyllja derën, zemrës hapja

Problemi qëndron se, njerëzit kërkojnë ushqime të pasura me sheqer, kripë dhe yndyrna jo të shëndetshme të cilat janë përgjegjëse jo vetëm për mbipeshën por edhe humorin e keq.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet më të mira që do të përmirësojnë humorin tuaj dhe do të shuajnë nepsin e karantinës.

Vezët

Ku ka më mirë se ta nisësh ditën me vezët të cilat janë shumë të pasura me proteinë. Ato ju mbajnë të ngopur gjatë dhe ofrojnë kolinën e cila njihet për aftësinë natyrale për të përmirësuar humorin.

Vezët janë të pasura edhe me amino acide, magnez, zink dhe acide yndyrore omega-3 që luftojnë ankthin.

Kosi

Mund të tingëllojë e çuditshme por stomaku është vendi ku burojnë të gjitha emocionet.

Në stomak ndodhen transmetuesit nervorë që janë përgjegjës për humorin.

Kosi është i nevojshëm sepse përmban probiotikë që e mbajnë stomakun të kënaqur dhe të ngopur. Kosin mund ta hani në mëngjes, drekë apo edhe në darkë.

Frutat e Pyllit

Frutat e pyllit janë të një rëndësie thelbësore kundër humorit të keq, sepse përmbajnë shumë antioksidantë.

Frutat e pyllit mund t’i përzieni me kos në një mikser, të shtoni pak mjaltë dhe t’i dorëzoheni kënaqësisë së plotë që ju fal një kombinim i tillë magjik.

Banania

Banania kushton pak së pari, dhe së dyti ofron shumë vlera për shëndetin në përgjithësi dhe për përmirësimin e humorit në veçanti.

Ato janë të pasura me fibër që është e dobishme për shëndetin e stomakut por edhe vitaminën B6 e cila ndihmon në sekretimin e hormoneve të lumturisë, siç është serotonina dhe dopamina.

Tërshëra

Drithërat e plota kanë tendencën të ruajnë qëndrueshmërinë e niveleve të sheqerit në gjak, sepse ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve. Kjo do të thotë se humori juaj nuk do të pësojë luhatje pas ushqyerjes. Tërshëra është e pasur edhe me hekur, një mineral i dobishëm kundër çrregullimeve të humorit.

Lexo: Lux Montagnier, shkencëtari fitues i çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator

Arrorët

Arrorët janë jo vetëm të shijshëm por edhe përmirësojnë humorin.

Njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23% më pak të rrezikuar nga depresioni.

Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninës. Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës.

AgroWeb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0