Innovation Centre Kosovo (ICK) pranon ekipe të reja në inkubatorin e biznesit - Business Magazine Albania

Innovation Centre Kosovo (ICK) pranon ekipe të reja në inkubatorin e biznesit


Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur thirrjen e 16 për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit, në fushën e FinTech.

Të gjithë të rinjtë, qytetarë të Republikës së Kosovës, me ide biznesi në fushën e “FinTech” (teknologjia në fushën e sektorit financiar) e kanë mundësinë e zhvillimit të projekteve nëpërmjet thirrjes së 16 të Innovation Centre Kosovo (ICK).

Kjo thirrje vlen për të gjitha idetë inovative, për shërbimet dixhitale/mobile bankare, analizat e të dhënave, pagesat, valutat dixhitale, blockchain, sigurinë dhe më shumë.

Thirrja, e cila financohet nga Ambasada e Suedisë dhe Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internacionale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH“, ka për qëllim stimulimin e ideve inovative, promovimin e shërbimeve dixhitalefinanciare, krijimin e bizneseve të reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe bizneset aktive, por të cilat nuk janë më të vjetra se dy vite.

Ekipet (bizneset startup) të përzgjedhura do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në 10,000 Euro grante dhe shërbime, ambiente moderne pune, konsulencë, mentorim, trajnime, promovim, gjetje të investitorëve, pjesëmarrje në ngjarje vendore dhe ndërkombëtare, liçenca të platformave globale si Microsoft, Google, Amazon etj.

Afati i fundit për aplikim është 27 Tetor 2017.

Apliko ONLINE

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0