Inaugurohet qendra më e re e inovacionit në Tiranë ICTSlab, ICTSmedia ndan bursa për fëmijët në nevojë - Business Magazine Albania

Inaugurohet qendra më e re e inovacionit në Tiranë ICTSlab, ICTSmedia ndan bursa për fëmijët në nevojë


ICTSmedia si shtëpi botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizoi mbrëmjen e së Enjtes ceremoninë e inagurimit të qendrës laboratorike për edukim dhe inovacion ICTSlab.

Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Zëvendës Ministrja e Arsimit për Republikën e Shqipërisë znj. Besa Shahini, Kryetari i Shoqatës së IT-së në Shqipëri z. Dritan Mezini, bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards dhe një prej themeluesve të ICTSlab z. Kushtrim Shala, drejtoresha e ICTSlab znj. Esmeralda Shala, personalitete të tjera nga qeverisja qendrore dhe lokale, sipërmarrës të shquar, akademikë, përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë dhe anëtarë të komunitetit të teknologjisë në Shqipëri.

“E zgjodhëm këtë datë për të bërë inaugurimin, sepse dëshironim që shtëpia jonë të jetë me plot miq të vjetër dhe të rinj. Kemi pak më shumë se një muaj që kemi filluar me kurset e para në Scratch për fëmijë dhe ndihemi të lumtur që çdo ditë po shohim progresin e fëmijëve dhe aftësimin e tyre në këtë fushë,” u shpreh në fjalën e saj hapëse drejtoresha e qendrës ICTSlab, znj. Esmeralda Shala.

Pas fjalimit hapës, znj. Shala ftoi mysafirët për të shikuar një video prezantuese të procesit të mësimit me grupet e ndryshme, e cila përmban edhe mesazhe nga prindërit të cilët i besuan fëmijët ICTSlab.

ICTSlab nisi zyrtarisht në Shtator rrugëtimin inovativ me fëmijët 7-14 vjeç. Qendra është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia, Albanian ICT Awards dhe partneritetit të zgjeruar.

Shpreh dëshirën për të mbështetur financiarisht rrugëtimin e kësaj nisme shumë të rëndësishme për qytetin tonë,” tha Kryetari i Bashkisë z. Veliaj. Ai kërkoi nga themeluesit një projekt propozim me premtimin se kryeqyteti do të jetë përherë mbështetës i këtyre nismave.

Zëvendës Ministrja e Arsimit znj. Shahini gjithashtu përgëzoi ICTSmedian dhe ICTSlab për rrugëtimin e ri dhe foli për mundësinë e implementimit të kurrikulave të ngjashme edhe në shkollat publike dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me sektorin privat në këtë fushë.

Kushtrim Shala përshëndeti të pranishmit dhe foli për aktivitetet disa vjeçare të ICTSmedia dhe sfidat, të cilat e presin në të ardhmen si dhe falënderoi bashkëpunëtorët dhe mbështetësit tradicional.

Ai dha lajmin e rëndësishëm, lançimin e programit të bursave ICTSmedia dhe ndarjen e 10 bursave të plota për fëmijët në nevojë. Z. Shala ftoi institucionet përkatëse për përzgjedhjen e tyre.

Kryetari i Shoqatës së IT-së z. Dritan Mezini gjithashtu foli për rëndësinë e edukimit për teknologjinë dhe impaktin në shoqëri që kanë nisma të tilla si ICTSlab.

Surprizë e ceremonisë së inaugurimit ishte lajmi për vendosjen e një ATM Bitcoin në ambientet e ICTSlab nga kompania ALBVISION. Pas Kosovës, tashmë edhe entuziastët nga Shqipëria të monedhave kriptografike do të kenë një destinacion të ri.

Gjithashtu Shqipëria i bashkohet hartës së Bitcoin dhe shumë vendeve të tjera të botës ku operojnë ATM monedhash kriptografike.

Hapja e dyerve të ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Vënia në praktikë e këtyre njohurive me metodologjitë më moderne të mësimdhënies, do të ndihmoj fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, nxitjen e të menduarit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip dhe eksplorimet artistike me mjetet më të mira dixhitale.

Themeluar në Prill të 2018-ës, qendra nisi rrugëtimin me misionin për të pajisur të rinjtë shqiptarë me aftësitë për tu ballafaquar me sfidat e shekullit 21.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0