I Love my Business - I ftuar special Samir Mane - Business Magazine Albania

I Love my Business – I ftuar special Samir Mane

Ermal Mamaqi do të mbajë eventin e radhës të titulluar “I love my Business” në datat 28 dhe 29 prill në Pallatin e Kongreseve.

Ky event motivues ka dy qëllime kryesore.

I pari është motivimi për të gjithë njerëzit që të arrijnë më shumë në jetën e tyre në cdo aspekt, ndërsa i dyti është përmirësimi i jetës së biznesit tuaj.

“A ju kanë rënë shitjet në biznesin dhe stafi është i pamotivuar?”, pyet Ermali duke ftuar secilin që mendon se mund të dërgojë drejt majave biznesin e tij.

“Ose mbase thjesht ke dëshirë që Ekipi yt të mësojë si të bashkëpunojnë më mirë, si të marrin përgjegjësi, si të punojë në mënyrë më efikase dhe mbi të gjitha t’i FRYMËZOSH të bëhen një me vizionin tënd si Lider i Kompanisë! Kjo është mundësia juaj!”

Lexo dhe: Ermal Mamaqi vjen me eventin motivues të radhës. Një eksperiencë unike për të përmirësuar jetën tuaj

Si themelues i 9 kompanive të suksesshme dhe lider i mbi 200 punonjësve Ermal Mamaqi është gati të ndajë eksperiencën e tij me të gjithë ata që janë të uritur për sukses.

I ftuar special në këtë event do të jetë edhe Samir Mane, një figurë kryesore e biznesit në vend dhe që me dekada dedikim e ka kthyer kompaninë e tij Balfin Group në një motorr të ekonomisë shqiptare.

Gjatë dy ditëve fuqizuese dhe me plot surpriza do të preken aspekte të ndryshme të rëndësishme për biznesin si Lidershipi, Motivimi në Punë, Vendosja e qëllimeve dhe vizionit të qartë, marrëdhënia e mirë mes kolegëve.

 “Biznesi është një Luftë, por që të dalësh në luftë, duhet që t’a duash shumë atë për të cilën do luftosh!”, kjo është shprehja që Ermali kërkon t’ju ftojë për të nxituar të rezervoni duke klikuar në linkun KËTU!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0