Edhe pse makinat do ta kenë sistemin që vozitet vetë, të zhvilluar nga kompania kineze Pony.ai, para timonit do të jetë i ulur një shofer.
Në këtë formë, prodhuesi korean do të testojë se si sillen njerëzit në makinat që voziten vetë dhe si ndihen në këto ambiente. Klientët do të kërkojnë taksinë nëpërmjet aplikacionit në telefon, si dhe do t’i japin koordinatat algoritmit, se ku duan të ndalojnë.
E ngjashme:
Elon Musk: Pronarët e Tesla mund të fitojnë $ 30,000 në vit me projektin robotaxi
Të gjitha udhëtimet që pritet të realizohen në një zonë ku shumica e banorëve janë studentë, do të jenë falas, Por, ata do të monitorohen dhe në fund duhet të japin një vlerësim, lidhur me eksperiencën në një makinë të tillë.
Duke filluar nga 4 nëntori, të interesuarit mund të kërkojnë shërbimin e këtyre taksive, ndërsa do të voziten me Hyundai Kona, që është një SUV që mbushet me rrymë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.