Elon Musk: Pronarët e Tesla mund të fitojnë $ 30,000 në vit me projektin robotaxi - Business Magazine Albania

Elon Musk: Pronarët e Tesla mund të fitojnë $ 30,000 në vit me projektin robotaxi


Duke folur në një takim me investitorët me dyer të mbyllura në Palo Alto, Musk paraqiti planin: Një makinë Tesla qëndron e parkuar për 22 orë në ditë. Duke filluar nga viti i ardhshëm, pronarët do të jenë në gjendje që me një klikim brenda aplikacionit Tesla, të dërgojnë makinën e tyre për të marrë dhe bartur pasagjerët në mënyrë autonome, duke fituar 65 centë për milje.

Sipas vlerësimeve të Tesla-s, pronarët mund të fitojnë 30,000 dollarë të ardhura bruto në vit nga makinat e tyre, ose më shumë se 300,000 dollarë të ardhura gjatë jetëgjatësisë 11-vjeçare të makinës së tyre. Me një version bazë të modelit 3 që kushton 38.000 dollarë, vetë-vozitja Tesla robotaxi mund të bëhet një biznes fitimprurës për pronarët, tha Musk.

“Konsumatorët duhet të kenë parasysh se është çmenduri financiare të blesh një makinë tjetër përveç një Tesla”, tha Musk.

“Nëse rritet, rrjeti robotaxi i Tesla-së mund të bëhet një biznes fitimprurës për Tesla, ku mund të fitojmë 25 deri në 30 për qind nga të ardhurat e krijuara në rrjet”, tha Musk.

Nuk dihet se si do të reagojnë gjigantët Uber dhe Lyft, kur Tesla të lançojë shërbimin e saj robotik. Të dy, Uber dhe Lyft kanë premtuar të fillojnë me rrjetet e tyre autonome për udhëtim, pasi automjetet autonome gjenden në çdo vend.

Musk vetë pranoi se premtimet dhe afatet e tij janë shumë ambicioze.

“Ndonjëherë nuk arrij në kohë”, tha Musk. “Por gjithnjë e përfundoj punën”.

Ai vlerësoi se 1 milion makina Tesla do të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë autonome deri në vitin e ardhshëm.

Bizjournals

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0