Me përvojë në Adidas, Wolt dhe Nokia, këta emra të mëdhenj po vijnë në Prishtinë - Business Magazine Albania

Me përvojë në Adidas, Wolt dhe Nokia, këta emra të mëdhenj po vijnë në Prishtinë

Me përvojë në Adidas, Wolt dhe Nokia, këta emra të mëdhenj po vijnë në Prishtinë

Të gjithë e njohim Wolt-in, platformën globale të shpërndarjes që tashmë operon edhe në Kosovë, dhe Nokia-n, një kompani lidere në teknologji dhe inovacion – të dyja të themeluara në Finlandë. Po ashtu, logoja ikonike me tre vija e Adidas simbolizon performancën, qëndrueshmërinë dhe inovacionin. Por çfarë mund të mësojmë nga përvoja e lidershipit dhe marketingut në këto kompani dhe si mund ta zbatojmë atë në organizatat tona? Për këtë do të flasin Mark Hayton dhe Kremena Yordanova në samitin global PowerToHR 3, organizuar nga platforma #1 në Kosovë, KosovaJob.

Mark Hayton, Udhëheqës i Zhvillimit të Lidershipit në Wolt dhe ish-Drejtues Global i Kulturës dhe Lidershipit në Nokia, do të ndajë përvojën e tij të pasur në mbi 120 vende dhe kultura të ndryshme. Në sesionin e tij, ai do të eksplorojë sfidat e një bote të paparashikueshme dhe do të tregojë se si organizatat mund të fuqizojnë zhvillimin personal, kohezionin në ekipe dhe rritjen e qëndrueshme.

Po ashtu, në këtë edicion të PowerToHR 3 do të kemi një tjetër emër të rëndësishëm, Kremena Yordanova, ish-Drejtoreshë e Marketing Activations në Adidas. Me 17 vite përvojë në drejtimin e brendeve Fortune 500, Kremena ndihmon ekipet të rriten duke balancuar teknologjinë dhe ndikimin kulturor. Në fjalimin e saj, ajo do të ndajë strategji mbi krijimin e një marke që jo vetëm rrit biznesin, por edhe tërheq talentet më të mirë. Ajo kombinon fuqinë e marketingut me strategji të avancuara të AI, duke ruajtur autenticitetin dhe thelluar ndikimin e kompanisë. Diskutimi me të do të eksplorojë se çfarë do të thotë të drejtosh marketingun në një botë të orientuar nga përvoja dhe fuqizuar nga AI.

Lexo edhe:Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakolar global “PowerToHR 3”

Më parë kemi prezantuar emra të mëdhenj nga kompani liderë si Google, META, Booking dhe Adidas, si dhe nga organizata vendore. Këtë vit, PoëerToHR 3 sjell një edicion të jashtëzakonshëm më 3 prill në AMC Hall, ku do të jetë epiqendra e Burimeve Njerëzore, Teknologjisë dhe Marketingut.

Mos e humb mundësinë për të ndjekur 40 sesione inspiruese, për të marrë njohuri praktike dhe për të krijuar lidhje me profesionistët më të mirë të industrisë. Gjithashtu, në këtë edicion do të keni mundësi të rrjetëzoheni me profesionistët globalë të industrisë në tri hapësira të dedikuara për takime, bashkëpunime dhe relaksim.

Business Magazine Albania që është një partner në këtë samit, ka arritur të sigurojë një zbritje për të gjithë lexuesit e saj, nga 120 euro çmimi i rregullt në çmimin me zbritje ‘Early Bird; në 79 Euro. Nxitoni dhe do të na falenderoni për këtë vendim.

Bleje biletën tënde këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0