Hyrje në Menaxhim: Program për Menaxherë të Rinj - Business Magazine Albania

Hyrje në Menaxhim: Program për Menaxherë të Rinj


Me dinamikën e tregut, konkurrencën si edhe lëvizjet e brendshme, bizneset vazhdimisht synojnë të rrisin produktivitetin e nivelit menaxherial si edhe të prodhojnë një rrjet të kualifikuar talentesh për të siguruar vazhdueshmërinë.

Ky program siguron njohjen e detajuar të të gjithë proceseve thelbësore të menaxhimit të skuadrës, motivimit të saj, por edhe të nxitjes së aftësive të Lidershipit në nivelin menaxherial.

AIEx  është institut i akredituar me EN ISO/IEC 17024. Prej më shumë se 15 vjetësh kemi ofruar në tregun shqiptar e atë kosovar certifikata personeli në fushën e trajnimeve ndërpersonale duke përmbushur kështu misionin tonë për të qenë partneri kryesor i biznesit dhe i profesionistëve.

*Dëshironi të përfitoni të tërë programin prej 60 njësi trajnimi? Pse të mos përfitoni dhe një ulje prej 10% të gjithë vlerës? Për këtë program gjithashtu përfitoni certifikatë të lëshuar nga Instituti Austriak i Ekselencës.

KOMUNIKIMI & SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Kohëzgjatja: 12 njësi trajnimi (3 seanca)
Orari: 16:00-20:00
Gjuha: Shqip
Investimi: 90 EUR (excl. TVSH)

Komunikimi efektiv

  • Analiza e mjedisit të biznesit
  • Ndërtimi i aftësive dëgjuese
  • Modeli i dëgjimit
  • Ndërtimi i marrëdhënies së besimit
  • Rëndësia dhe nivelet e besimit
  • Mënyra konstruktive e të pyeturit
  • Si ta transmetojmë mesazhin në mënyrë efektive dhe rezultative
  • Si ta njohësh gjuhën e trupit dhe ta përdorësh në përfitim të punës tënde
  • Fuqia e komunikimit

Menaxhimi i shërbimit të klientit

  • Si të përcaktojmë llojet e klientëve?
  • Cilat janë pritshmëritë e klientëve?
  • Si ta vlerësojmë informacionin e klientit?
  • Si të menaxhojmë shërbimin e klientit?
  • Vlera e shtuar e shërbimit të klientit
  • Modeli i VSHSHK

MENAXHIMI I KONFLIKTEVE & ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Kohëzgjatja: 12 njësi trajnimi (3 seanca)
Orari: 16:00-20:00
Gjuha: Shqip
Investimi: 90 EUR (excl. TVSH)

  • Çfarë është konflikti?
  • Tipet e konflikteve
  • Ta eleminojmë apo menaxhojmë konfliktin?
  • Si të përdorim inteligjencën emocionale?
  • Si gjenerohet stresi dhe si ta menaxhojmë?
  • Çfarë kuptoni me fjalën problem?
  • Tipet e problemeve
  • Metoda të “zgjidhjes së problemit”
  • Harta e Mendjes (Mind-mapping)
  • Brainstorming
  • SWOT
  • Focus Group
  • Procesi i zgjidhjes së problemit

MOTIVIMI DHE MENAXHIMI I SKUADRËS SË SUKSESIT

Kohëzgjatja: 12 njësi trajnimi (3 seanca)
Orari: 16:00-20:00
Gjuha: Shqip
Investimi: 90 EUR (excl. TVSH)

  • Cili është roli ynë në motivimin e stafit?
  • Cilat janë elementet e motivimit?
  • Si të influencojmë për rritje të motivimit?
  • Çfarë është skuadra (ndryshimi mes skuadrës dhe grupit, ndryshimi mes ndërtimit të grupit dhe punës në grup)
  • Si ndërtohet skuadra dhe ndërtimi i marrëdhënieve (synime  të qarta skuadre dhe përgjegjshmëria personale janë thelbësore në procesin e ndërtimit të skuadrës).
  • Rolet në skuadër (Modeli Belbin).
  • Matja e rezultateve dhe vlerësimi i individëve
  • Zhvillimi i pjesëtarëve të skuadrës
  • Si ta ndërtojmë besimin dhe delegimin

LIDERSHIPI & MENAXHIMI I NDRYSHIMIT

Kohëzgjatja: 24 njësi trajnimi (6 seanca)
Orari: 16:00-20:00
Gjuha: Shqip
Investimi: 150 EUR (excl. TVSH)

LIDERSHIPI

  • Çfarë është lidershipi?
  • Ndryshim i rëndësishëm ndërmjet të qenët lider dhe “shef”
  • Gabimet më të zakonshme që supervizorët bëjnë dhe si t‟i shmangim
  • Zhvillimi i Aftësive Personale në Lidership
  • Krijimi i një grupi pune të motivuar dhe me performancë të lartë
  • Mekanizmat e Punës së Liderit
  • Strategji për të frenuar shmangiet ndaj përgjegjësive, plogështinë dhe thyerjen e rregullave
  • Teknikat e Komunikimit çdo Lider duhet të dijë
  • Si të ndryshoni sjelljen problematike e menaxherëve të vështirë dhe të eleminoni ato
  • Roli i liderit në sjelljen e ndryshimit

MENAXHIMI I NDRYSHIMIT

  • Kuptimi i impaktit emocional i ndryshimit
  • Kornizë konceptuale çfarë ndodh gjatë ndryshimeve
  • Mbështetja e drejtuesëve dhe nevoja e punonjësve në secilën fazë të ndryshimit
  • Qëndrimi ndaj ndryshimit
  • Modeli i influencës për ndryshim

Për më shumë informacion:
Email: softskills@aie.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0