Hoteleria në Sarandë kërkon fuqi punëtore - Business Magazine Albania

Hoteleria në Sarandë kërkon fuqi punëtore

Në Sarandë ka nisur përgatitja për sezonin e ri turistik nga të gjitha strukturat hoteliere dhe bizneset. Pritshmëritë për sezonin e ri turistik në Sarandë priten të jenë tepër të larta nga ato të një viti më parë, ku erdhën për pushime turistë nga mbarë bota.

Sipas kreut të turizmit Arben Çipa objektivi i këtij viti nga strukturat e hotelerisë dhe bizneset është përballimi i fluksit turistik e cilësia e shërbimit .

“Objektivi është që ne të përballojmë fluksin lidhur me personelin që po vuajmë mungesën e tij prej 3 vitesh”, tha Çipa

Ndërkaq Çipa u shpreh se një nga sfidat më të mëdha edhe për këtë vit mbetet shtimi i një personeli të kualifikuar përgjatë gjithë sezonit turistik. Ai thekson se po mundohen të sjellin staf nga jashtë, por nuk lë pas edhe mundësinë për të rinjtë shqiptarë që shkojnë jashtë e kthehen përsëri në vendin e tyre për të gjetur një mundësi punësimi në bregdet.

“Fakti që të rinjtë largohen për 6 muaj dhe rikthehen, kjo më jep një shpresë që ata mund të rikthehen dhe të kërkojnë një mundësi në vendin tonë”, tha ai.

Përvoja e vitit të kaluar i cili shënoi një bum të turistëve dhe masat që janë duke u marrë paraprakisht mendohet se do të jenë pozitive për një sezon turistik të mbarë. youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0