Historiku i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut - Business Magazine Albania

Historiku i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

21 marrëveshjete bashkëpunimit të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkup, janë vazhdimësi e një numri të njohur marrëveshjes të tilla mes të dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Historiku i marrëveshjeve të tyre të viteve të fundit përfshinë fushar kryesore.

Shqipëria ka dëshmuar një frymë të njohur të bashkëpunimit ekonomik me fqinjin e saj Maqedoninë e Veriut. Historia e marrëveshjeve dhe e bashkëpunimit është tregues i kësaj fryme që ekziston mes dy vendeve. Marrëveshjet më të rëndësishme janë ato që janë aktive deri tani.

Kështu Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja krijon një instrument që ka lehtësuar shumë, qoftë kalimin e shtetasve midis dy vendeve, ashtu edhe të mallrave dhe shërbimeve, duke i sjellë ato në linjë me standardet e BE-së. Marrëveshja është nënshkruar më 10 qershor 2021.
Lexo: Mendësia pozitive dëmton po aq sa ajo negative!

Një marrëveshje tjetër e rëndësishme ndërmjet  qeverisë maqedonase  dhe  qeverisë shqiptare është ajo për shmangien e tatimeve të dyfishta, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin si dhe për parandalimin e evazionit fiskal. Apo edhe marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për mbrojtjen shoqërore, miratuar në vitin 2015.

Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë pasur zhvillime shumë pozitive vitet e fundit, mundësuar me përpjekje të dy palëve. Një tregues i bashkëpunimit shumë të mirë midis dy vendeve janë edhe shkëmbimi i vizitave dypalëshe të nivelit të lartë dhe jo vetëm, marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit të nënshkruara mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi ne kuadrin e organizatave rajonale dhe nismës “Open Balkan”.

Lidhjet tregtare janë zgjeruar dhe vëllimi i tregtisë është rritur, pavarësisht faktit se jemi akoma shumë larg përdorimit të potencialit të plotë. Autoritetet thonë se nevojitet intensifikimi i mëtejshëm i shkëmbimeve tregtare, turistike, arsimore e kulturore etj. Mbledhja e dytë e përbashkët mes të dy qeverive, duket se po vijon të thellojmë fazën e re të marrëdhënieve dypalëshe, përmes punës së nisur dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të bashkëpunimit rajonal, siç janë projektet e përbashkëta ndërkufitare, ndërlidhja, masat për Zonën Ekonomike Rajonale, si dhe korridori VIII. Shqipëria ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur Maqedoninë e Veriut pasi ajo u shkëput nga ish-RFJ, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën më 24 dhjetor 1993.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0