"Historike: Jennifer Wexton Përdor Zërin e Inteligjencës Artificiale në Kongres Pas Diagnostikimit të Rrallë!" - Business Magazine Albania

“Historike: Jennifer Wexton Përdor Zërin e Inteligjencës Artificiale në Kongres Pas Diagnostikimit të Rrallë!”

Demokratja Jennifer Wexton hyri në histori si përfaqësuesja e parë që përdori një model të zërit të saj të krijuar nga inteligjenca artificiale për të folur në emër të saj në Kongresin amerikan. Në një deklaratë prekëse përmes modelit të AI, ajo tha: “Beteja ime me paralizën supranukleare progresive, ose PSP, e ka bërë të pamundur që të përdor zërin tim të plotë dhe të lëviz siç bëja dikur”.

Wexton njoftoi në muajin shtator se nuk do të kërkonte rizgjedhje, duke përmendur problemet shëndetësore që ajo besonte se do të përkeqësoheshin. Ajo ka bërë të ditur se në votimin e radhës do të paraqitet pas përfundimit të mandatit, ndoshta me karrocë. Kur ajo dëgjoi për herë të parë interpretimin e AI të zërit të saj, Wexton e quajti atë “muzikë për veshët”. “Ishte gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë, kam pasur lot gëzimi”, tha ajo.

Lexo: FCC zbulon aplikacionin që do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacione për perfomancën e rrjetit të tyre

Wexton tha se diagnoza i ka sjellë një “ndjenjë të përtërirë vendosmërie” dhe se kjo është një mundësi për të përdorur një platformë unike për t’u përpjekur për të ndihmuar të tjerët. Ajo shprehu shpresën se përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale do të frymëzojë të tjerët me sfida të ngjashme dhe do të tregojë fuqinë e inovacionit teknologjik për të përmirësuar jetën e njerëzve. “Unë dua të tregoj se nuk ka asgjë që mund të na ndalojë të jemi të zëshëm dhe aktivë në mbrojtjen e drejtësisë dhe të drejtave tona,” shtoi ajo.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0