Biznesi, mes një marrëdhënie të ndërthurur mentorimi - Business Magazine Albania

Biznesi, mes një marrëdhënie të ndërthurur mentorimi


 

Por edhe Habib ka patur dhe ka mentorët e tij. I pari që la gjurmë ishte mësuesi 75-vjeçar i basketbollit nga Rumania. “Ai besonte te unë më shumë nga sa unë besoja te vetja”, thotë Habibi në një intervistë për Businessmag.al. “Nëse ti punon e merr atë që do”, i thoshte profesori i tij. Sigurisht, kjo pati ndikim te Habibi, i cili mentorët e tij nuk i ka pasur klasikë. Në universitet, trajnere e tij ishte pikërisht asistentja e tij. “Ajo më nxiti të shoh nga një perspektivë tjetër. Ishte pedagoge, por kërkonte të shkonte kundër normave shkencore. Ajo gjithmonë më inkurajonte mua dhe të tjerët të besonim te vetja, gjë që unë mendoj se është shumë e rëndësishme”, thotë Habibi. Ne edukohemi me idenë se të tjerët i kanë përgjigjet për ne, por me kalimin e kohës rritemi mjaftueshëm dhe kuptojmë mjaftueshëm për të jetuar potencialin tonë dhe për t’i besuar mendësisë sonë. Në rrugëtimin e tij si sipërmarrës, ai ndjek Elon Musk apo Steve Jobs, duke lexuar librat e tyre.

Ai na tregon se mentorët tanë mund të jenë kudo përreth nesh. Dy djem të shkëlqyer që e frymëzojnë, janë George Rozaris nga Gjermania, i cili drejton kompaninë “Software Motion”. Ai la Asamblenë e Mercedes, për të filluar kompaninë e tij, duke treguar se i ka idetë e qarta. “Për të qenë një sipërmarrës dhe lider i mirë, ti duhet të jesh i guximshëm dhe të duash njerëzit me të cilët punon. Të kesh guxim të besosh te vetja dhe t’i japësh botës atë që mendon se është e drejtë”, thotë Habibi. “Besimi nuk është diçka që ti merr, besimi është diçka në të cilën investon”.

Djali tjetër quhet Branimir Brikllac, një sipërmarrës serb. Ai ka qenë pjesë e biznesit të medias dhe tani drejton një projekt të quajtur “Mokrine House of ideas”. Sipas sipërmarrësit serb, “Nëse mundësitë nuk të frikësojnë, ato nuk janë shumë të mëdha për ty”, apo “Një njeri që e përcakton veten nga sukseset e së shkuarës, është një sipërmarrës i vdekur që ecën”.

Sipërmarrësit mund t’i japin formë realitetit, jo të kufizohen nga ai. Po si mund të arrihet kjo? Ne lindim dhe rritemi në një realitet që na jep një formë të caktuar, thotë Habibi, ndërkohë arrijmë një pjekuri në një moshë të caktuar ku krijojmë një fuqi fizike, psikologjike e shpirtërore që na lejon të transformojmë diçka. Zakonisht e perceptojmë realitetin si diçka të përcaktuar të pandryshueshme, por kjo nuk është e vërtetë. Ky realitet mund të ndryshohet. Mjafton t’i themi vetes çdo ditë “Unë e kam forcën, unë mund ta ndryshoj”. Duhet të bëjmë një analizë të thjeshtë: “Si po e trajtoj veten?” dhe “Si po veproj në botë?” Pra, cila është prurja e veprimeve të mia. Ne si sipërmarrës jemi të suksesshëm nëse i japim formë realitetit dhe nuk jemi të suksesshëm nëse nuk e bëjmë këtë, pavarësisht sa fitojmë.

Lexoni: 5 arsye pse ju duhet të keni një mentor

Duke iu referuar thenies së Steve Jobs “Kur kupton se të tjerët kanë krijuar gjëra rrotull teje, ti nuk je më mirë apo më i zgjuar”, Habibi thotë se, mendojmë që njerëzit janë super inteligjentë, por secili prej nesh është unik, ka një perspektivë të veçantë apo një aftësi të veçantë. E rëndësishme është që t’i zbulojmë këto. Por, për ta bërë këtë thjesht duhet të gjejmë paqe me veten, duhet të kuptojmë se kemi dije dhe fuqi. T’u shmangemi kurtheve që mendja jonë ngre. “Pendimi, viktimizimi, frika dhe lakmia janë vrasës të potencialit tonë”, thotë ai.

Ankesat pranohen, por duhet të ketë një limit. Nesë ankohemi vazhdimisht do të biem në kurthin e viktimizimit. Pendesa është po njësoj. Ti shpjegohesh,  justifikohesh, por nëse bie pre e saj është shumë e vështirë të formësosh veten. E njëjta gjë ndodh me frikën. Nëse shqetësohemi për atë që na pret për atë që mund të ndodhë ne e ushqejmë veten me frikë dhe largohemi nga forca jonë. Ndërsa lakmia ëshë pjesa më interesante, nëse planifikojmë më përpara apo projektojmë më para duke e bindur veten “Unë do të bëj këtë, do të bëj atë, edhe këtë edhe atë….” ne humbasim fokusin dhe veprimet tona bëhen më të zbehta. Ky është udhëtimi mendor nëpër të cilin kalojmë.

Bëj gjëra, të cilat të bëjnë ta ndiesh fuqinë tënde, këshillon Habib Lesevic.

Po të rinjtë si mund t’i inkurajojmë të nxisin ndryshimin? Sipas Lesevic, ajo që kërkon një sipërmarrës në fillimet e tij janë paratë. Një shembull i mirë për të vepruar ndryshe është kompania që nis me paratë e tua dhe po ia del shumë mirë sot. Është e mundur, pasi jo të gjithë vijmë nga kushte me shumë para, por jemi të lidhur me njëri-tjetrin, komunikojmë me njëri-tjetrin dhe jemi individë që kemi një vizion të përbashkët. Kjo lidhje, na motivon të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të fuqizojmë diçka të madhe. “Duhet të ndihmoni kolegët, të jeni pranë tyre kur ata kanë nevojë, kur ata kërkojnë motivim edhe kur ata janë më të suksesshëm se ju, por edhe kur ata nuk arrijnë t’i bëjnë gjërat siç duhet. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për sipërmarrësit”.

Shqipëria dhe Ballkani, sipas tij, kanë probleme me besimin tek aftësitë personale. Ndaj duhet më shumë hapësirë për të lejuar njerëzit të shprehen. Këtu hyn në lojë edukimi dhe “Educare” do të thotë të japësh, jo të marrësh. Duhet të bëjmë gjëra të vogla dhe të sjellim ndryshimin me gjëra të vogla. “Ndrysho ushqim, ndrysho pozicionin e mobiljeve. Mund të duket një budallallëk, por ju ndihmon”.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

 

Po sistemi ekonomik a na ndihmon?

Sipas tij, sot shpërndarja e pasurisë nuk funksionon si duhet dhe vetë qëllimi i ekonomisë sonë nuk është i mirë. Sistemi i sotëm ekonomik kërkon të mbledhë përfitime, kur në fakt ekonomia duhet t’u shërbejë njerëzve. Sot, jetojmë në një sistem ku ne përdorim veten për të zhvilluar një makineri që nuk ka asnjë qëllim, përveç rritjes. Prandaj për ne është e rëndësishme të jetojmë shëndetshëm, të lidhur. Duhet të rindërtojmë ekonominë tonë drejt një orientimi më të vlefshëm. Po çfarë është e vlefshme për ne? Kjo pyetje sjell nevojën për të rivëzhguar veten, tregun ku po veprojmë, si njerëzit reagojnë ndaj produkteve tona. “Nëse unë hap një pikë bastesh, duket sikur po ndihmoj dikë të harrojë problemet e përditshmërisë, por në të vërtetë po shkatërroj familjen e tij. Nuk mund të them se kam krijuar një vlerë. Nëse dimë të menaxhojmë mirë, mendoj se mund ta ndryshojmë sado pak jetën në tokë”, thotë Habibi.

Jeta është shumë më e madhe se sa thjeshtë puna. “Duhet të jetojmë një jetë të lumtur, të shëndetshme dhe me sa më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin.

Çfarë u sygjeron të rinjtë studentë? Të mos shqetësohen. Të marrin një diplomë nëse munden, por nëse jo….

Ai vetë pasi u diplomua në universitet filloi punë në një kompani të madhe që tregtonte vaj. “Unë punoja për ta, por nuk isha i lumtur sepse mendoja se nuk kisha atë që duhet të kisha, atë që të gjithë mendojnë se është më e mira. Por, në një moment të caktuar të jetës, njoha një mentor dhe kuptova se nuk isha i lumtur. Doja të jem i sinqertë me veten, të jetoj një jetë të drejtë. Dhe kur them i lumtur, nuk them të jesh i gëzuar çdo ditë, por që shpirti im të ndihet mirë dhe të besoj në atë që bëj”.

Librat e rekomanduar nga Habibi

Escape from Freedom, nga Erich Fromm, një psik-analist gjerman. Ai flet për mënyrën sesi mund t’i shpëtojmë lirisë sonë, fuqisë sonë dhe të jetojmë më thjeshtë.

Man’s Search for Meaning, nga Viktor Frankl. Një libër i vitit 1946 ku shkruhet përvoja e tij si një i burgosur i kampit të përqendrimit në Auschwitz gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

COVER-BM-2.jpg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0