Shërbimi i ri përmban një mjedis bazë të zhvillimit cloud të quajtur “drag and drop” që ju lejon të ndërtoni ndërfaqen e përdoruesit dhe të hidhni të dhënat nga aplikacionet G Suite, Google Maps, kontaktet apo grupet dhe praktikisht çdo shërbim që ofron një API.
Rasti tipik i përdorimit të këtyre lloj aplikacionesh janë zgjidhje për kohët e ndjekjes së porosive dhe inventarit – në thelb çdo problem brenda një kompanie që mund të jetë lehtësisht e dixhitalizuar dhe mund të zgjidhet me një aplikacion shumë bazik me specifika që i vendos vetë ti.
Avantazhi këtu, thotë Google, është se përdoruesit nuk do të duhet të shqetësohen për ndonjë infrastrukturë themelore dhe se ai u lejon të zhvillojnë aplikacione që zgjidhin nevojat e tyre shumë specifike, pa nevojën për të sjellë një zhvillues programesh.
“App Maker” është tani në dispozicion përmes Programit të hershëm adoptues të Google për G Suite Business.
Përveç njoftimit të App Maker, Google gjithashtu njoftoi sot se është duke shtuar disa aplikacione të reja për programin e saj “Recommended for G Suite”.
Ky program vërteton se aplikacioni është i mirë-integruar në G Suite dhe se ajo është testuar për dobësitë në siguri. Partnerët e rinj të kompanisë janë Virtru, LumApps, DocuSign, Freshdesk, Zoho Invoice, Xero dhe Asana.
Burimi: techcrunch.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto