Google po shkon nën det, në mënyrë që infrastruktura e saj cloud të jetë mbi rivalët Amazon dhe Microsoft.
Gjiganti i motorrit të kërkimit njoftoi të martën se po ndërton kabllon e vet privat nënujor ndërmjet SHBA dhe Francës. Ky kabllo do të quhet Dunant nga Henry Dunant, i cili është themeluesi i Çmimit Nobel për Paqen.
Google pret që Dunant të jetë funksional në vitin 2020.
“Dunant shton kapacitetin e rrjetit në të gjithë Atlantikun, duke plotësuar një nga rrugët më të ngarkuara të internetin dhe duke mbështetur rritjen e Google Cloud,” shkroi në një postim në blog Jayne Stowell, negociator strategjik i infrastrukturës globale pranë Google.
Lexoni: Sistemi i ri i Google parashikon dhe vdekjen
Kabllot nën ujë zakonisht janë ndërtuar dhe mirëmbajtur nga shoqëritë partnere të kompanive. Për shembull, Google dhe Facebook u bashkuan në vitin 2016 për një projekt kabllosh prej 8,000 miljesh, që lidh Los Angeles dhe Hong Kong.
Këtë herë, ky kabllo i takon Google dhe vetëm Google. Në të vërtetë, Dunant do të jetë kabllo i parë transatlantik i zotëruar vetëm nga një kompani jo telekomunikacioni.
Kjo do të thotë se Google ka më shumë kontroll mbi kapacitetin dhe rrugën e kabllos, duke i dhënë asaj një avantazh infrastrukturor ndaj konkurrentëve si Microsoft Azure dhe Amazon Web Services, të cilët mbështeten në kabllot e shoqërive partnere për të ndihmuar në përshpejtimin e të dhënave të tyre.
Dunant është kabllo i parë i Google që kalon brenda një oqeani, por i dytë privat i gjigantit të kërkimit. I pari, i quajtur Curie, do të fillojë të funksionojë në vitin 2019, duke lidhur Los Angeles dhe Kilin.
/BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.