Google Earth vjen me risi, veçoria e re u lejon përdoruesve të krijojnë dhe shkëmbejnë histori - Business Magazine Albania

Google Earth vjen me risi, veçoria e re u lejon përdoruesve të krijojnë dhe shkëmbejnë histori


Google Earth është një nga shërbimet më të vjetra të Google, i lançuar në vitin 2001. Google Earth është përmirësuar me kalimin e kohës, me karakteristika si pamje 3D të detajuara dhe suport për pajisje të shumta; përfshirë telefonat inteligjentë dhe tabletët.

Lexoni: Shqipëria tani në Google Street View

Siç e dinë shumica e përdoruesve të produkteve të Google, kompania rrallë është e kënaqur t’i lejë produktet e saj në hështje për një kohë të gjatë. Për të demonstruar më tej këtë, gjiganti i teknologjisë kohët e fundit ka prezantuar një pjesë të veçorive të reja për Google Earth që përqëndrohen rreth “tregimit të historive”.

Mjetet e reja brenda aplikacionit do t’i lejojnë përdoruesit e Tokës të vizatojnë linja, forma, shenja vendesh dhe të shtojnë imazhe ose video në vende të ndryshme. Do të jetë e mundur të organizohen të gjitha këto shtesa në histori personale ose harta dhe pastaj t’i ndajnë ato me botën (ose njerëz specifikë).

Videoja e mësipërme nga Google tregon se si një familje, ambientaliste dhe mësues po shfrytëzojnë karakteristikat e reja. Familja përdor Google Earth për të shfaqur historinë e tyre familjare; duke treguar se ku u rritën anëtarë të ndryshëm dhe si përparuan nëpër botë. Ambientalistja përdor platformën për të tërhequr vetëdijen për shkaqe të rëndësishme mjedisore (lumenjtë, në këtë rast) dhe mësuesi ka zgjedhur Tokën si kanavacë për një projekt që lidhet me ‘liqenin lokal gjithnjë e më të ndotur’.

Lexoni: 5 aplikacionet më të vlefshme në raste tërmeti

Nëse doni të provoni mjetet më të fundit të krijimit të historive, mund ta bëni këtë duke vizituar faqen në Google Earth përmes shfletuesit Chrome, ose duke shkarkuar aplikacionin e dedikuar Google Earth në iOS ose Android.

/Techspot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0