Google dhe Apple, po shkojnë në Kosovë - Business Magazine Albania

Google dhe Apple, po shkojnë në Kosovë


Festivali dhe konferenca më e madhe e teknologjisë në rajon, KosICT e cila do të mbahet me 28 dhe 29 tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nën organizimin e Shoqatës së IT-së (STIKK), ICK-së dhe Kolegjit Universum, këtë vit po sjell emrat më të njohur në botë të teknologjisë dhe biznesit, duke përfshirë edhe drejtorin e Partneriteteve në Google, ish-drejtori për Evropë në Apple, shqiptaren nga Kosova, Hava Maloku, menaxhere e Marketingut në LinkedIn, kryeredaktoren e Entrepreneur Magazine, Amy Cospersi dhe mbi 40 folës të tjerë nga kompani të njohura, si Rimac Automobili, e konsideruar si Tesla e Evropës.

Përveç programit të pasur në dy salla paralele, KosICT organizon edhe Panairin e Startupeve dhe kampionatin në eSports.

Ndërsa gjatë dy netëve, Prishtina do të frymojë teknologji dhe biznes, me 5 baret më të njohura të qytetit mikpritëse të mysafirëve të konferencës ku teknologjia do të diskutohet në mjedis jo-formal.

Ndërsa të shtunën nga ora 20:30, në Miqt Pub, organizohet FuckUp Nights, ku folësit do të ndajnë dështimet e tyre në jetë dhe në karrierë.

I gjithë festivali do të përmbyllet me një super ‘party’ me DJ të njohur nga Belgjika, e cila mbahet në Morena Pub.

Edhe shumë pak vende të lira kanë mbetur, prandaj regjistrohuni në www.kosict.com.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0