Qeveria e Shteteve të Bashkuara kaloi muaj duke u përpjekur të caktonte një dënim për listën e gjatë të sjelljeve të këqija të Facebook-ut lidhur me privatësinë, dhe veprimi më i mirë që mund të bënte ishte aq i dobët saqë aksionet e Facebook-ut u rritën.
Nga disa perspektiva të tjera, kjo gjobë prej 5 miliardë dollarësh sigurisht që është një punë e madhe; gjoba më e madhe në historinë e KFT-së, shumë më e madhe se gjoba prej 22 milionë dollarëve kundrejt Google në 2012. 5 miliardë dollarë janë shumë para. Por kur bëhet fjalë për Facebook, është ende shumë e vogël: Facebook kishte përfituar 15 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tremujorin e fundit të këtij viti dhe 22 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Gjoba më e madhe e KFT-së në histori në thelb vlen sa një muaj në të ardhurat e Facebook-ut dhe kompania bëri një punë aq të mirë në paralajmërimin e investitorëve saqë çmimi i aksioneve u rrit.
GJOBA MË E MADHE NË HISTORI TË SHTETEVE TË BASHKUARA E RRITI VLERËN ZUCKERBERG-UT
Çfarë mësimi mund të marrim nga kjo?
Në të vërtetë ky është problemi më i madh këtu: gjobat dhe ndëshkimet janë efektive vetëm kur ato shkaktojnë pasoja negative për sjellje të këqija. Por Facebook që nga skandali Camridge Analytica, (për të cilën u dënua me këtë gjobë) nuk ka bërë asgjë tjetër përveç sjelljes së keqe, për të cilën bile edhe po shpërblehet nga tregu.
Asnjë nga gjobat dhe kushtet që i vihen Faceook-ut nga KFT nuk do të ndikojë në biznesin fitimprurës të reklamave të Facebook-ut.
Dhe siç thotë Peter Kafka, Facebook do t’a paguajë gjobën dhe do të vazhdojnë me punën, sidomos tani që është duke krijuar një kripto-monedhë të re në mbarë botën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.