Gjithçka nisi në Marok. Enris Qinami rrëfen rrugëtimin e tij në prodhimin e parfumeve - Business Magazine Albania

Gjithçka nisi në Marok. Enris Qinami rrëfen rrugëtimin e tij në prodhimin e parfumeve

Enris Qinami ka filluar rrugëtimin e tij në botën e parfumeve herët, influencuar nga një bahçe e madhe ku rriteshin bimë dhe lule. Ndërsa rrëfen udhëtimet e tij në vende të ndryshme, thekson se Shqipëria ka një tokë ku gjithçka lulëzon, dhe materialet për parfumat mund ti marrë vetë nga kjo pasuri natyrore. Puna në krijimin e parfumeve për Enris është një art i ngjashëm me muzikën, ku detajet janë thelbësore deri në momentin kur parfumi shpërthen në një shishe. Ai pohon se është një proces teknik dhe sfidues, por më në fund, kur gjithçka bashkohet, shpirti lulëzon.

Kur keni filluar të merreni me realizimin e parfumeve?
Enris Qinami:
Ka filluar që herët, unë jam rritur në një familje ku kishim një bahçe shumë të madhe dhe shumë të bukur. Aty kishte shumë bimë dhe shumë lule të cilat më kanë nxitur mua të dua edhe më shumë aromat mesdhetare, të cilat ne i kemi dhe ju përkasim. Trendafili dhe manushqja, kanë goditur në memorien time, ajo që quhet sot memorja e nuhatjeve mbahet si më e rëndësishme se shikimi, prekja dhe çdo gjë tetjër. Njeriu është i aftë të dallojë më mijëra aroma. Me kalimin e viteve unë e kam ruajtur veten nga papastërti të jashtme. Kam  udhëtuar shumë në vende të ndryshme dhe kam kuptuar që Shqipëria ka një tokë ku gjithçka lulëzon. Pjesa më e madhe e bimëve, frutave dhe çdo gjë që shërben në parfumeri rriten këtu. Sinteza e një shqiptari mesdhetar, i dashuruar dhe me lindjen që jeton në francë, solli diçka interesante.

A është e vështirë të gjesh produktet?
Enris Qinami:
Ka qenë sepse ky profesion është shumë teknik. Punohet në detaje derisa sa parfumi të jetë në shishe. Është një Bahçe në një shishe. Ka qenë sfiduese sepse është diçka që kërkon kohë dhe unë si muzikant e shoh si punën tonë të muzikës. Në fund të kënaq rezultati, kur njeriu arrin të mbledhë të gjithë elementët bashkë të lulëzon shpirti. Unë kam pasur fatin që materialet ti marr vetë aty ku shkoj dhe ti hunas vetë. Më ka ndodhur që mund të qëndroj rreth një orë për të zgjedhur vetëm një aromë. Artin e muzikës, udhëtimit dhe çdo gjeje tjeter ti bëj në një art të vetëm që është parfumi.
Lexo: Mira Murati ka një lajm, për përdoruesit e Inteligjencës Artificiale.Së shpejti do të mund të…

A ka Shqipëria bime të cilat janë të shtrenjta dhe aroma të qëndrueshme?

Enris Qinami: Shqipëria është një spektakël aromash sepse ne jemi vend mesdhetar me klimë malore. Këtu lulëzon çdo gjë. Shqipëria ka një treg interesant në mesdhe. Këtu ka gjithçka dhe duhet thjesht vullnet për te punuar dhe për ti treguar botës që ne ekzistojme dhe kemi kapacitet në parfumeri

Si të kanë pritur në Tiranë?
Enris Qinami:
Unë kam qenë dy herë në Tiranë dhe kam kuptuar që kemi njerëz të mirë që kanë një dëshirë të madhe për aroma cilësore. Kam kuptuar që ne kemi aroma të ngjashme edhe me Italianët të cilët kanë treguar se kanë qëndruar në këtë stendë. Kam pasur fatin që të qëndroj në të gjithë hapësirën shqiptare në Ballkan ku kam kuptuar se ata e vlerësojnë parfumin si aromë unike. Madje ato që më gëzojnë janë njerëzit të cilët mezi presin që unë të rikthehem.

Si e ndërtoni nga e para një parfum?
Enris Qinami:
Më orientojnë vetë klientët. Janë ata që e duan atë sipas shijeve të tyre. Ajo që ne duhet të dimë është se parfumi ndodhet në ADN-ë tonë. Unë ju bëj pyetje të përgjithshme fillimisht me idenë e aromave te tyre te preferuara. Në bazë të profileve ata japin përgjigje dhe më pas unë përpiqem të bëj alkimine e esencave sepse me detaje ju zbuloj atyre shijeve. Ka pasur njerëz që idetë e tyre kanë qenë unike dhe kanë ndërtuar parfumeve unike. Ne si shqiptarë kemi nuhatje shumë të madhe dhe kjo duhet të na nxise të kemi identitetin tonë.

A ka një aromë specifike që shqiptarët e adhurojnë?
Enris Qinami:
Fillimisht janë aromat mesdhetare, që tek trëndafili deri tek limoni por po ashtu edhe aromat orientale që vijnë nga orienti si misku, amber etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0