GjirafaVideo lançon TapQuiz në orën 19:00. Do të dhurojë edhe shpërblime

GjirafaVideo lançon TapQuiz nga ora 19:00. Do të dhurojë edhe shpërblime


GjirafaVideo, e mbështetur nga IuteCredit, sonte prej orës 19:00 lançon kuizin e diturisë TapQuiz, i cili ndahet në tre kategori:

  1. Tap n’all, kuiz i përgjithshëm me pyetje nga çdo sferë, moderuar nga aktorja e njohur Jonida Vokshi. Çdo të martë, live prej orës 19:00.
  2. Tap n’shije, kuiz për adhuruesit e ushqimit dhe kuzhinës, e udhëhequr nga moderatorja e famshme Arta Nitaj. Çdo të mërkurë, live prej orës 19:00.
  3. Tap n’dije, kuiz për audiencën më atraktive. Do të ketë pyetje edukative për të rinjtë, moderuar na aktori shumë i dashur për publikun Rifat Smani. Çdo të enjte, live prej orës 19:00

Kuizet i kanë nga 10 pyetje, ku mund përgjigjeni online vetëm një klikim. Tre vendet e para për secilin kuiz, fitojnë shërblime të ndryshme. Për tu regjistruar në kuiz, klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0