Gjermania i jep Shqipërisë 10 milionë euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Gjermania i jep Shqipërisë 10 milionë euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me GIZ, kanë prezantuar programin “Zhvillim i Qëndrueshëm Rural” (SRD). Ky program, i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Ekonomisë Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (BMZ), synon të përmirësojë kushtet për mundësi të qëndrueshme të gjenerimit të të ardhurave në zonat rurale.

Eventi i organizuar në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) mblodhi institucione publike në fushën e bujqësisë dhe turizmit, institucionet kërkimore dhe arsimore, organizatat këshilluese dhe trajnuese, bizneset inovative të agroturizmit dhe OJQ-të përkatëse. I pranishëm në event ishte edhe ambasadori i ri i Gjermanisë në vendin tonë, z. Peter Zingraf. Gjatë fjalës së saj zv.ministrja e Bujqësisë, znj. Ermira Gjeçi, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për zonat rurale të vendit tonë.

Lexo: Gjermania financon me 2 milionë euro bujqësinë shqiptare

“2 milionë euro për fazën e parë janë një ndihmë shumë e madhe për ata që jetojnë në zonat rurale dhe për krejt ekonominë tonë kombëtare, pasi krijon një perspektivë të re për zhvillimin e sektorit bujqësor.  Shtesa prej 8 milionë euro që do të miratohet së shpejti, pritet të krijojë një impakt më të madh në këtë projekt dhe të zgjerojë gamën e ndërhyrjeve që ne duam të bëjmë.  Diversifikimi ekonomik në zonat rurale dhe rritja e konkurrencës në sektorin e bujqësisë dhe turizmit, do të gjenerojnë më tepër vende pune dhe të ardhura shtesë për ata që jetojnë në fshat”, tha Gjeçi.

Sipas saj programi ka vlerë të shtuar faktin që fokusohet ndër të tjera edhe tek të rinjtë që kanë investuar në sektorin rural, duke krijuar apo menaxhuar ferma ose pika agroturizmi.

“Gjermania mbetet një nga partnerët tanë të rëndësishëm në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe sidomos në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe zonave rurale. Ky projekt me GIZ është në vazhdën e shumë projekteve të tjera që ne kemi patur dhe besoj se do të vijojmë të kemi në të ardhmen”, tha zv.ministrja Gjeci.

Lexo: Impiante diellore lundruese në Shqipëri, Statkraft lidh marrëveshjen me Ocean Sun

Faktet dhe shifrat kryesore për programin.

  • Programi do të zgjasë deri në dhjetor 2022 dhe zbatohet nga GIZ me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) si partnerë kryesorë zbatues. Programi ka një buxhet prej 10.000.000 EUR.
  • Programi është financuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ)
  • Grupi i synuar i programit SRD është popullsia rurale e Shqipërisë, të cilët janë fermerët dhe / ose drejtojnë ndërmarrje të vogla dhe kanë potencialin sipërmarrës për ta bërë këtë, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, përfshirë edhe të kthyerit nga emigrimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0