Galaxy S7 Edge pritet të vijë me një bateri të madhe - Business Magazine Albania

Galaxy S7 Edge pritet të vijë me një bateri të madhe


Bateria e telefonit është një nga komponentët që pronarët e smartfonëve mbështeten çdo ditë. Por ndërkohë që pajisjet sa vijnë dhe bëhen më të hollë, bateritë gjithashtu po zvogëlohen, një efekt anësor për të ardhur keq për shkak se kompanitë më shumë i japin prioritet dizajnit. Por me sa duket Samsung kërkon ta ndryshoj këtë trend.

Siç u vu re dhe nga 9to5Google, FCC sugjeron se Galaxy S7 Edge i ardhshëm do të përmbajë një bateri 3,600mAh, e cila është 1,000mAh më i madh në krahasim me baterinë e vitit të kaluar tek Galaxy S6 Edge, gjithashtu është edhe më i madhe se bateria e Note 5, e cila është 3,000mAh. Me pak fjalë, Galaxy S7 Edge nuk do të ketë arsye nëse nuk arrin të plotësojë një ditë të plotë përdorimi të rëndë.

Është e paqartë se sa e madhe do të jetë bateria në Galaxy S7, edhe pse raportet e fundit sugjerojnë se do të tjetë diku rreth 3,000mAh, i cili është një hap i mirë nga Galaxy S6 i viti kaluar.

Kur Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge të prezantohet këtë muaj, ne po presim që pajisja të vijë me një proçesor Snapdragon 820, 4GB RAM dhe ekran QHD (5.1-inch tek S7, dhe 5.5-inch tek S7 Edge) . Ndërkohë, rrjedhjet e fundit kanë zbuluar se pajisja do të jetë rezistente ndaj ujit.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve./

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0