Frikërat që duhet t’i kalojmë në mënyrë që të kemi sukses në biznes dhe jetë - Business Magazine Albania

Frikërat që duhet t’i kalojmë në mënyrë që të kemi sukses në biznes dhe jetë


Frikërat tuaja mund të jenë barrierat e suksesit. Më poshtë janë disa nga frikërat që na pengojnë në rrugë drejt suksesit. 

Frika 1 – Po sikur dikush zbulon se kush jam në të vërtetë?

Shpesh herë njerëzit e fshehin se kush janë në të vërtetë, se çfarë duan, apo se çfarë pëlqejnë nga frika se mos njerëzit e tjerë mund të mos e aprovojnë këtë. Realiteti është se jo të gjithë duan të bëhen milionerë apo CEO të një korporate të madhe. Disa njerëz janë të kënaqur të jetojnë me atë që jeta u ofron, janë të kënaqur të jetojnë një jetë pa ambicje. Duhet të kuptoni vlerat tuaja, duhet të jeni të vërtetë me veten tuaj dhe mos shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët. Ndiqni pasionet dhe dëshirat tuaja.

Frika 2 – Frikë nga vendosja e qëllimeve

Nëse ju nuk përcaktoni qëllime, atëherë është e pamundur të krijohet një plan veprimi i fortë për të arritur atë që dëshironi të arrini. Pa një plan, ju po i mbani shpresat tuaja te fati dhe shpresa që të jeni me fat nuk është një strategji e zgjuar.

Frika 3 – Unë nuk kërkoj ndihmë

Ka një numër arsyesh pse njerëzit nuk kërkojnë ndihmë. Frika e refuzimit; ata nuk duan të paraqiten si “budallenj”; shqetësimi i tyre do të dëmtojë arritjen; ata nuk duan që njerëzit të dinë se po luftojnë. Realiteti është se shumë pak njerëz arrijnë sukses të madh pa mbështetjen dhe ndihmën e të tjerëve. Shpesh njerëzit janë të gatshëm për të ndihmuar nëse ua kërkoni. Ju ndoshta keni më shumë ndihmë në dispozicion se sa jeni të vetëdijshëm.

Frika 4 – Urrej të telefonoj njerëzit

Ky është padyshim një problem në qoftë se ju jeni të përfshirë me shitjet ose zhvillimin e biznesit. Ndërsa ju nuk mund të jeni duke bërë pitching për shitjet në telefon, ju mund të keni nevojë të telefononi klientët për të organizuar një takim që të diskutoni se si mund t’i ndihmoni.

Personalisht, i urrej telefonatat, sidomos ato telefonata të ftohta. Por duke lexuar librin e Mandie, unë e kuptova se urreja t’i shqetësoja njerëzit dhe t’u harxhoja kohën e tyre.

Duke përdorur një nga teknikat e Mandie, tani, para çdo thirrje, unë përqëndrohem në atë që klienti do të marrë nga thirrja telefonike, sesi klienti do të përfitojë. Duke bërë këtë heq frikën time dhe më ndihmon të filloj një bisedë reciprokisht të dobishme.

Frika 5 – Nuk dua të dukem si “idiot”

Fakti që jemi të suksesshëm shpesh mund të na kërkojë të shkojmë kundër rrjedhës, për të sfiduar mënyrën aktuale të të bërit të gjërave dhe të provojmë diçka ndryshe. Por në qoftë se ajo shkon keq, ajo mund të na çojë në tallje nga të tjerët.

Guxoni të jeni ndryshe. Kjo mund t’iu çojë në një sukses të madh!

Sa më shumë frikëra të kapërceni, më shumë sukses profesional dhe personal do të arrini. Nuk është e lehtë. Shumë frikëra janë të rrënjosura thellë. Por në qoftë se ne me vetëdije punojmë me to, mund të bëjmë përmirësime të mëdha.

burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0