"Ferma hidroponike", metroja në Tajvan që rrit sallatë organike - Business Magazine Albania

“Ferma hidroponike”, metroja në Tajvan që rrit sallatë organike

Tashmë teknologjia ka mundësuar rritjen e perimeve duke evituar pesticidet dhe kjo nëpërmjet fermave hidroponike, një mjedis steril dhe efekti i ndriçimeve LED. Kështu është ferma “Metro Fresh” në Taipei, në një stacion metroje e cila rrit sallatë.E vendosur në stacionin Nanjing-Fushing të kryeqytetit Taipei, ferma hidroponike “Metro Fresh” prej 40 metrash katrorë rrit sallatë nën ndriçimin LED në një mjedis steril për të eleminuar përdorimin e pesticideve.

Drejtoresha ekzekutive e “Unimicron Technology” që drejton fermën e metrosë shprehet se:

“Një gjë për të cilën shumica e njerëzve janë të shqetësuar është përdorimi i pashmangshëm i pesticideve në bujqësinë tradicionale të tokës.”

Ferma e metrosë përdor teknologjinë shkencore për të rregulluar kushtet si drita, temperatura dhe lëndët ushqyese më të dobishme për rritjen e bimëve.

“Ne përdorim bujqësinë hidroponike dhe kështu nuk kemi problem me vezët e insekteve. Frika më e madhe e të gjithëve kur hahet një sallatë është vezët e insekteve,” tha ajo.

Bujqësia vertikale e brendshme, e njohur gjithashtu si “fermat e zgjuara”, po bëhet gjithnjë e më popullore pasi të rinjtë e ishullit po hezitojnë gjithnjë e më shumë të hyjnë në fuqinë punëtore bujqësore.

Fermat inteligjente kanë më pak intesitet të punës dhe përdorin teknologjinë për të rritur prodhimet dhe për të zbutur luhatjet e motit. euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0