Hakerat iranianë që goditën sistemet dhe shërbimet qeveritare shqiptare kishin punuar për të paktën 14 muaj në heshtje në brendësi të tyre. Ky është përfundimi i një raporti të FBI-së amerikane dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës në SHBA që kanë analizuar sulmet kibernetike të Iranit kundër qeverisë shqiptare.
Në raport thuhet se sulmet u bënë publike në korrik dhe shtator, por agresorët kishin pasur qasje në sisteme prej më shumë se 1 viti. Virusi përfshinte një kodues skedarësh ransomware dhe një malware për fshirje të të dhënave. Raporti thotë se hakerat kishin shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.
Lexo: Sa e mbrojtur është Shqipëria nga sulmet kibernetike?
Në muajt maj dhe qershor autorët e identifikuar më pas me emrin “Drejtësia e atdheut” kryen lëvizje anësore, zbulime rrjeti dhe vjelje të kredencialeve. Në 15 korrik ndërmorën sulmin ndaj e-Albania duke lënë një mesazh kundër muxhahedinëve të MEK në desktop. Pasi autoritetet iu përgjigjën sulmit, hakerat tentuan të instalonin një virus shkatërrues të të gjitha të dhënave.
Ndërsa në 9 shtator u godit sistemi TIMS me të njëjtën mënyrë si e-Albania. Përgjigja ndaj tyre u bë nga ekspertë të Microsoft. 2 ditë para këtij sulmi kryeministri Rama kishte akuzuar publikisht Iranin duke njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike. SHBA, BE dhe NATO dolën në krah të Tiranës ndërsa Teherani tha se akuzat ishin të pabaza. aa22-264a-iranian-cyber-actors-conduct-cyber-operations-against-the-government-of-albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto