Sa e mbrojtur është Shqipëria nga sulmet kibernetike? - Business Magazine Albania

Sa e mbrojtur është Shqipëria nga sulmet kibernetike?


Sulmet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë duke kërcënuar në shumë raste privatësinë apo mbarëvajtjen e shërbimeve që ofrohen online. Shqipëria nuk është imune nga këto sulme dhe është detyra e institucioneve shtetërore që të garantojnë këtë. Por çfarë sigurie ofron realisht Shqipëria?

Lexoni: Siguria kibernetike, do të nis ngritja e një agjencie të dedikuar

Në indeksin global të sulmeve kibernetike renditemi në vendin e 89 me një numër pikësh prej 0.314, pas nesh vjen Serbia me vendin e 90 dhe një nivel pikësh prej 0.311. Në total u morën në vlerësim të dhënat për 165 shtete të botës.

Në vendin e parë për nga siguria renditet Singapori, një ndër vendet më të zhvilluara në aspektin e teknologjisë. Ky shtet ka siguruar pikë në nivelin 0.925. Supozohet që vlera 1 garanton mbrojtje totale dhe sa më e ulët shifra pas tij aq më e ulët siguria.

Në vend të dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një nivel pikësh prej 0.919.

Më pak i sigurtë ndaj sulmeve kibernetike është shteti i Guinesë Ekuatoriale në vendin e 165 dhe me një nivel pikësh zero kurse mbi të është Jemeni me 0.007.

Çfarë llogarit indeksi?

Raporti për indeksin e sigurisë kibernatike është një botim i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit pjesë e të cilit janë shumica e vendeve të botës. Indeksi rrotullohet rreth Axhendës së Sigurisë Globale të këtij Unioni dhe pesë shtyllave (ligjore, teknike, organizative, ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi.)

Në 2016 rreth një për qind e gjithë email-eve u sulmuan me viruse që është niveli më i lartë i viteve të fundit.

Sulmet nga sistemet prekën në mënyrë të dukshme bizneset dhe konsumatorët, me fushata masive promovuese apo email-e virale. Personat që fshihen pas këtyre sulmeve kërkojnë gjithmonë e më shumë nga viktimat me një mesatare që arriti në 1000 dollarë në 2016 nga rreth 300 dollarë që ishte një vit më parë.

Lexoni: ALBANIAN ICT AWARDS SHPALLI FITUESIT E EDICIONIT TË PESTË JUBILAR TË GARËS SHPËRBLYESE NË TEKNOLOGJI

Në maj 2017 një sulm kibernetik masiv shkaktoi shkëputje të kompanive dhe spitaleve në 150 vende duke shfaqur hapur nevojën për më shumë bashkëpunim mes shteteve.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0