CEO Mark Zuckerberg zbuloi lajmin me anë të një publikimi në faqen e tij në Facebook:
“Këtë mëngjes Facebook ka zyrtarisht 2 miliardë njerëz”, shkroi ai.
Lexoni: Mark Zuckerberg: “Facebook do të përdorë sistemet IA për të ndihmuar të gjithë botën”
Kompania u themelua në shkurtin e vitit 2004 derisa 1 miliardëshin e arriti në tetorin e vitit 2012.
Portali i statistikave, Statista, bën një renditje të të gjitha rrjeteve sociale dhe numrit të përdoruesve globalisht për vitin 2017.
Në vendin e dytë renditet WhatsApp me 1,200 (miliardë) përdorues. Instagram dhe Snapchat janë shumë larg këtyre shifrave duke zënë vend nga fundi i listës.
Tani mund të themi pa frikë se Facebook është ‘mbreti’ i rrjeteve sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto