Facebook dhe Instagram ndalojnë reklamat për bitcoin dhe kriptovalutat e tjera. - Business Magazine Albania

Facebook dhe Instagram ndalojnë reklamat për bitcoin dhe kriptovalutat e tjera.


Facebook është duke ndaluar të gjithë reklamat ne lidhje me kriptovalutat duke përfshirë ato në Instagram, sic u njoftua ditën e martë.

Lëvizja vjen pasi përdorimi i kriptovalutave është në rritje dhe si rrjedhojë bashkë me të shtohen edhe mundësitë për mashtrime kompjuterike dhe scam.

Drejtuesi i Menaxhimit të Produktit në Facebook, Rob Leathern tha në një postim se, ‘’ka shumë kompani të cilat po reklamojnë opsionet binare, kriptovalutat dhe ICO, te cilat nuk po veprojne sipas rregullave’’.

Për shkak të rritjes së mashtrimeve, Facebook po ndalon reklamat të cilat ‘’promovojnë produktet financiare dhe shërbimet, të cilat janë shpesh të lidhura me aktivitete promocionale jo të lejuara siç janë opsionet binare, ofertat fillestare të monedhave virtuale apo kriptovalutat’’.

Facebook tha se ndalimi do të ndodhë derisa kompania do të mësojë të dallojë më mirë reklamat e rregullta nga mashtrimet. Platforma do të rishkojë politikat e saj të përforcimit ndërkohë që ‘’sinjali përmirësohet’’. Ndalimi do të aplikohet në Facebook, në kompaninë Audience Network si dhe në Instagram.

Burimi: ibtimes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0