Elvira Skepi: Pasioni dhe përkushtimi në ndërtimin e Sun Language Center - Business Magazine Albania

Elvira Skepi: Pasioni dhe përkushtimi në ndërtimin e Sun Language Center

Elvira

Elvira Skepi është përfaqësuese dhe themeluese e qendrës Sun Language Center në Sukth. Elvira është një sipërmarrëse me një vizion të qartë dhe të patundur për zhvillimin e edukimit gjuhësor dhe profesional në komunitetin e saj. Në Women Startup Competition Albania ajo mori pjesë ku u përzgjodhë në dhjetëshen më të mirë dhe arriti gjithashtu të vlerësohet me çmimin e dytë. Angazhimi i saj në edukim është i hershëm, 2008, kur ishte ende studente. Ndër vite ajo ka ka kaluar përmes shumë sfidave për të konsoliduar një biznes të liçencuar dhe të suksesshëm. Në këtë intervistë, do të mësojmë më shumë për motivimin e saj, misionin dhe vizionin e kompanisë, sfidat që ka hasur, si dhe planet e saj për të ardhmen.

Kur vendosët të themeloni startupin tuaj, Çfarë ju motivon në këtë sipërmarrje?

Këtë startup e kam nisur që në shtator të vitit 2008 kur isha akoma studente në vit të dytë në universitet. Sun Language Center në Sukth u liçensua në gusht të vitit 2019. Në maj të vitit 2024 mora pjesë në Women Startup Competition Albania, ku dhe u shpalla mes 10 finalistesve dhe u vleresova me çmimin e dytë. Këtë vit duam ta zgjerojmë sipërmarrjen dhe te shtojmë gamën e shërbimeve që ofrojmë.
Ajo çfarë më motivon më së shumti është dëshira që kam për të punuar me grupmosha të ndryshme dhe dëshira për t’i përmirësuar aftësitë e kursantëve, jo vetëm në një formin gjuhësor, por edhe në atë shoqëror e njerëzor.

fëmijë

Cili është misioni dhe vizioni i kompanisë tuaj?

Misioni i kompanisë tonë është të mbajmë të njëjtin ritëm përsa i përket korrektësisë dhe profesionalizmit tonë në mësimdhënien e kurseve. Për sa i përket vizionit, duam që të këtë nje shtrirje më të madhe lokale si startup dhe t’i ofrojmë komunitetit kurse të ndryshme që u duhen për t’u përgatitur në tregun e punës.

Cilat janë sfidat kryesore që keni hasur në fillimet tuaja dhe si po i përballoni?

Sfidat në fillimet tona kanë qenë të mëdhaja si të  cdo startup apo biznes. Duke marrë parasysh që unë isha studente, nuk kisha eksperiencën e duhur për ta menaxhuar. Rrjetet sociale nuk ishin të përhapura për të marrë informacione ose për ta reklamuar atë cfarë unë po ofroja. Falë punës, përkushtimit, këmbënguljes dhe dëshirës për ti shërbyer komunitet ku unë jetoja arrita ti mposhtja këto sfida, përfshirë këtu edhe sfidën e Covid 19. Në atë periudhë u detyruam të mbyllnim punën ku kishte vetem disa muaj që e kishim liçensuar.

Cila është faza e sipërmarrjes tuaj, çfarë po bëni aktualisht? Cilat kanë qenë hapat kyçe në këtë rrugëtim?

Ne ndodhemi në një fazë ku mendojmë se kemi kaluar me sukses disa sfida, aktualisht gjenerojmë të ardhura të mjafueshme, falë rrugëtimit tonë të gjatë dhe të qëndrueshëm në punë.

fëmijë

Cilat janë vlerat dhe besimet që ju udhëheqin në sipërmarrje?

Humanizmi dhe besimi për të përmirësuar nivelin arsimor dhe kulturor të të gjithë nxënësve që ndjekin kurset pranë qendrës tonë, janë këto vlera që na udhëheqin ne në këtë sipërmarrje.

Çfarë zgjidhje ofroni në treg për klientët tuaj?

Për disa vite me rradhë kemi ofruar vetëm kurse të gjuhës angleze, por vitet e fundit kemi pasur kërkesa edhe për kurse në lëndë dhe gjuhë të tjera, ku kemi hasur sfidë në gjetjen e stafit në Sukth. Mungojntë mësuesit e gjuhës së huaj si, gjermanisht, italisht ose spanjisht. Po bëjmë të pamundur për të gjetur staf dhe për t’i ofruar këto shërbime që klientët tonë të jenë të plotësuar përsa u përket kurseve të gjuhëve të huaja.

Si po ndikon ndryshimi i teknologjisë dhe i tregut në sipërmarrjen tuaj?

Teknologjia sigurisht që ka prekur sipërmarrjen tonë. Nga njëra anë ka përparësitë e saj, pasi kursantët janë të njohur me fenomene, ushqime, vende, ndërtesa të ndryshme që ekzistojnë jashtë falë njohurive që ata kanë në përdorimin e teknolgjisë dhe një tekst në mësimëdhënie është më e thjeshtë për ta shpjeguar meqë dëgjuesit janë në dijeni për atë që po flitet. Nga ana tjetër, përdorimi i teknologjisë ka bërë që shumë kursantë të humbin interesin në atë çfarë iu ofrohet pasi janë njohur më parë në ndonjë platformë tjetër dhe nuk janë më kureshtarë për të ditur më shumë.

Cilat janë planet tuaja për rritje të ardhshme dhe strategjitë për t’i arritur ato?

Meqë këtë vit bëjmë 5 vite si kompani e liçensuar dhe ka ardhur momenti që kjo kompani të zgjerohet në kurse, në staf por mbi të gjitha edhe si ambjent. Meqe synojme te jemi me te miret ne treg duhet tiu ofrojme edhe ambjente te tilla te pajisura me laborar per gjuhe te huaj. Po punojme fort ne kete drejtim dhe se shpejti ( nuk iu them me saktesi se kur) do iu ofrojme nje zgjerim te klasave , pra nga 3 klasa qe kemi aktualisht do jene 5 klasa ne dizpozicion te kursanteve.

Çfarë ju bën më të lumtur në sipërmarrjen që keni nisur ?

Çfare më bën më të lumtur? Se di, vështirë ta përcaktoj. Ndonjëherë mendoj se gjithcka qe kam arritur dhe mënyra se si e kam arritur e cila ka ardhur shumë natyrshëm por me shumë punë dhe përkushtim mbi të gjitha. Edhe pse sot jam një nënë e 3 fëmijëve, vazbdoj ta nisi çdo ditë punën me dëshirë, me energji pozitive dhe kjo mjafton për të marrë benefite pa fund.

Çfarë synoni të realizoni konkretishtë në 3 vitet e ardhshme?

Synojmë të përfshijmë kurse profesionale si: kurse sekretarie, kurse të komunikimit, kurse IT, kurse për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe soft skills, por duam që të shtojmë edhe ndonjë biznes tjetër me shërbime të tjera që i mungojnë tregut të punës këtu ku jetojmë. Pra, e kemi nisur iniciativën tonë në këtë sipërmarrje ndryshe nga të tjerët dhe do vazhdojmë të operojmë dhe të mbetemi UNIK në atë çfarë ne do të ofrojmë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0