Elon Musk shpërthen me një kërcënim - Business Magazine Albania

Elon Musk shpërthen me një kërcënim

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, u zotua të hënën të ndalojë përdorimin e pajisjeve Apple në kompanitë e tij pasi prodhuesi i iPhone njoftoi një partneritet me OpenAI, krijuesin e ChatGPT.

“Nëse Apple integron OpenAI në nivelin e sistemit operativ, atëherë pajisjet Apple do të ndalohen në kompanitë e mia. Kjo është një shkelje e papranueshme e sigurisë,” tha Musk, pronari i platformës së mediave sociale X, sipas Telegrafit.

“Vizitorët do të duhet të kontrollojnë pajisjet e tyre Apple në hyrje, ku do të ruhen në një ‘kafaz’,” shtoi Musk, i cili është gjithashtu CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla dhe prodhuesit të raketave SpaceX.

Deklaratat e tij erdhën pasi Apple njoftoi të hënën se po bashkëpunon me OpenAI për të integruar ChatGPT në asistentin zanor Siri.

Lexo: Raporti i StartupBlink: “Si Shqipëria po transformohet në një qendër inovacioni në Ballkan”

“Është krejtësisht absurde që Apple nuk është mjaftueshëm i zgjuar për të krijuar AI-n e vet,… Apple nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë në të vërtetë pasi t’i dorëzojë të dhënat tuaja OpenAI…”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0