Elon Musk bashkohet me Donald Trump, pavarësisht komenteve kritike mbi presidentin e zgjedhur - Business Magazine Albania

Elon Musk bashkohet me Donald Trump, pavarësisht komenteve kritike mbi presidentin e zgjedhur


Elon Musk i është bashkuar këshillit të Donald Trump edhe pse është shprehur për Z. Trump si “njeriu jo i duhur për punë” gjatë zgjedhjeve.

Emërimi i Musk vjen disa javë pasi ai paralajmëroi se zgjedhjet nuk janë “momenti më i mirë në demokracinë tonë në përgjithësi”.

Ai ishte i qetë në lidhje me faktin se si mandati i miliarderit të biznesit në Shtëpinë e Bardhë do të ndikojë Tesla-n, por tha për CNBC se ai besonte se politikat ekonomike dhe mjedisore të Hillary Clinton ishin “ të duhurat”. Z. Trump u zgjodh president katër ditë më vonë.

“Ndihem pak i turbulluar pasi mendoj se ai nuk është njeriu i duhur”, tha ai më vonë. “Ai nuk duket të ketë llojin e karakterit që reflekton për Shtetet e Bashkuara.”

Musk dhe një numër i elitave të Silicon Valley u takua me Z. Trump për të diskutuar se si administrata e tij do të ndikojë në kompanitë e teknologjisë.

Figurat kryesore të tilla si Shefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook dhe Shefja Operative e Facebook, Sheryl Sandberg ishin gjithashtu pjesë e takimit në Kullat e Trump në New York.

Znj. Clinton ka gëzuar mbështetje të gjerë nga Silicon Valley gjatë fushatës së saj, ashtu si presidenti Obama para saj ndërsa anëtarët kanë protestuar kundër komenteve të zotit Trump për anti-emigracionin.

Më shumë se 580 të punësuar nga kompanitë e teknologjisë, duke përfshirë Twitter dhe Google kanë nënshkruar një letër të hapur ku zotoheshin të mos ndihmonin ndërtimin e regjistrit musliman të shtruar nga Z. Trump gjatë fushatës së tij.

Burimi: independent.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0