Ekonomia u rrit me 4.84% në 2022-in. Ndikim kryesor ndërtimi dhe turizmi - Business Magazine Albania

Ekonomia u rrit me 4.84% në 2022-in. Ndikim kryesor ndërtimi dhe turizmi

Rritja ekonomike, një nga indikatorët më të rëndësishëm makroekonomikë, arriti nivelin 4.84% gjatë 2022-it.

Krahasuar me një vit më parë, rritja ekonomike vjen e përgjysmuar, por 2021 i quajtur ndryshe si viti i rimëkëmbjes bazë krahasimore kishte vitin pandemik, ndërsa rritja në 2022-in është një prej më të fortave në mesataren pesë-vjeçare përpara periudhës së pandemisë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ekonomia gjatë tremujorit të fundit u rrit me 4.73% e udhëhequr nga sektori i ndërtimit, ndjekur nga tregtia, transporti, aktivitetet financiare.  Bujqësia nga krahu tjetër vijon të qëndrojë në vendnumëro. Edhe sektori i argëtimit dhe kulturës ka pasur një rënie dramatike gjatë gjithë vitit. Turizmi nga krahu tjetër dha një kontribut të fortë, sidomos gjatë tremujorit të tretë, duke bërë që rritja ekonomike të tejkalonte edhe pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare.

Lexo edhe: BB: Përballë goditjeve aktuale, Shqipëria ka nevojë për politika dhe reforma që nxisin rritjen ekonomike

Turizmi po tregon shenja të mirë këtë fillimvit, pasi në dy muajt e parë shtetasit e huaj që erdhën në vend janë me rritje 73.7%. Kjo është edhe më e lartë edhe se në vitin 2019, një nga më të mirët për turizmin.

Europa Jugore vijon të dominojë për vendet nga vijnë turistët ndjekur nga Evropa Perëndimore. Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave gjithashtu ka treguar se turistët sollën të ardhura rekord gjatë vitit të kaluar në 2.81 miliardë euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0