BB: Përballë goditjeve aktuale, Shqipëria ka nevojë për politika dhe reforma që nxisin rritjen ekonomike - Business Magazine Albania

BB: Përballë goditjeve aktuale, Shqipëria ka nevojë për politika dhe reforma që nxisin rritjen ekonomike

rritje ekonomike

Lufta që po zhvillohet në Ukrainë dhe pasojat e saj në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ngadalësimin e rritjes së ekonomisë botërore ka gjasa të kufizojnë ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Pas rritjes së fuqishme të PBB-së në vitin 2021, rritja ekonomike e vendit parashikohet të ngadalësohet në 3.2 %  në vitin 2022, thuhet në Raportin e fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor (nr. 22), të publikuar sot.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 6per qind  në tremujorin e parë të vitit 2022, e nxitur nga konsumi privat, eksportet dhe investimet. Tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra në 11.3 për qind. Pas reduktimit të ndjeshëm në vitin 2021, varfëria pritet të vijojë trajektoren rënëse, por presionet rritëse inflacioniste do të ngadalësojnë progresin e arritur kohët e fundit.

Në përgjigje të rritjes së çmimeve të ushqimeve, qeveria ka shtuar alokimet buxhetore për mbështetjen e grupeve të cënueshme, të cilat tashmë po përfitojnë nga çmimet e subvencionuara të energjisë elektrike.

Megjithatë, tensionet gjeopolitike mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të inflacionit, probleme në zinxhirët e furnizimit dhe turbullira në tregjet financiare, dhe të gjitha këto mund të zbehin akoma më shumë perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë, thuhet në raport. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe kostove të transportit do të ndikojë negativisht tek qytetarët më të varfër.

Ndërkohë që qeveria po planifikon të vijojë me konsolidimin fiskal, kostot më të rritura në ofrimin e shërbimeve publike mund të krijojnë presione shtesë në rritjen ekonomike, pasi për të garantuar furnizimin me energji nga importet mund të nevojiten më shumë shpenzime.

Në periudhën afatmesme, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme më të ngadalta, në nivele të ngjashme të rritjes me ato para pandemisë”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë.Këto parashikime varen nga rimëkëmbja e ekonomisë botërore, reformat strukturore të Shqipërisë, si dhe vazhdimi i rrugës së konsolidimit fiskal”.

Në mënyrë të ngjashme me Shqipërinë, performanca e ekonomive të tjera të Ballkanit Perëndimor vijon të ndikohet nga tensionet globale, të cilat po krijojnë probleme të konsiderueshme për rajonin.

Ndërsa rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022 rezultoi relativisht e fortë, është e qartë se rajoni tashmë po përballet me një situatë të vështirë,” tha Sanja Madzarevic-Sujster, Ekonomiste e Lartë e Bankës Botërore dhe një nga autorët kryesorë të raportit. “Perspektiva e rajonit po rëndohet ndjeshëm nga një kombinim i goditjeve. Kushtet më të shtrënguara të financimit në tregjet ndëkombëtare, ngadalësimi i kërkesës së brendshme dhe të jashtme, si dhe dobësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit sigurisht që do të kenë ndikim në sektorin financiar të rajonit.”

Lexo: Prezantohet projektbuxheti 2023

I gjendur përballë goditjeve aktuale, Ballkani Perëndimor duhet t’i japë përparësi politikave mbështetëse për shtresat e cënueshme, duke siguruar që masat të jenë të fokusuara dhe të kufizuara në kohë me qëllim minimizimin e rreziqeve fiskale. Rajoni duhet t’i japë gjithashtu përparësi dhe reformave që nxisin rritjen ekonomike në periudhë afatmesme, dhe me kosto të kufizuar fiskale.

Sipas raportit, reforma të tilla do të përfshinin masa për rritjen e nivelit të konkurrencës në treg, heqjen e barrierave të hyrjes në treg për biznesin, nxitjen e mbajtjes së investitorëve të huaj ekzistues dhe riinvestimeve të tyre, zvogëlimin e barrierave për pjesëmarrjen e femrave në forcën e punës, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e standardeve të qeverisjes, përfshirë dixhitalizimin.

Kriza aktuale thekson gjithashtu rëndësinë e përshpejtimit të tranzicionit të gjelbër në rajon për kalimin nga përdorimi i hidrokarbureve të paqëndrueshme drejt prodhimit më të pastër të energjisë elektrike, si dhe drejt modeleve më të gjelbërta të prodhimit dhe konsumit, thuhet në raport.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos u përpiq të jesh lider. Përpiqu të jesh i vlefshëm.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0