Prezantohet projektbuxheti 2023 - Business Magazine Albania

Prezantohet projektbuxheti 2023

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për 2023. Duke theksuar që projektbuxheti 2023 është ndikuar nga lufta, Ibrahimaj tha se qeveria është përpjekur që përmes masave të mbajë një zhvillim ekonomik të qëndrueshme.

Ministrja tha se për 2023 parashikohet që rritja ekonomike të jetë 2.6%, ndërsa inflacioni 6.5-7%.

“Për vitin 2023, drafti që po prezantoj adreson sfida të rëndësishme. Politika fiskale do ketë objektiv ulja e stokut të borxhit publik dhe të rritet qëndrueshmëria ekonomike, jemi përballur deri më tani me rritje të madhe të inflacionit e megjithatë e kemi ndjeshëm më të ulët se vendet e rajonit. Ne vendosëm një mburojë që na kushton shumë, duhen ruajtur parametrat kryesorë të ekonomisë, deri më tani kemi përballur mirë pasojat e luftës në Ukrainë. Do shohim si do shkojë 3 mujori i katërt, të shohim zhvillimet në arenën ndërkombëtare, mos të harrojmë se dhe ekonomitë e vendeve më të mëdha kanë pësuar rënie. Parashikohet një rritje ekonomike me 2.6% për vitin 2023. Inflacioni mesatar 6.5-7% për vitin 2023”, tha Ibrahimaj.

Megjithatë gjatë prezantimi ka pasur edhe debate ku opozita ka kërkuar që të kishte edhe paketën fiskale 2023 pasi nuk ka si ta dijë se si mund të ndikojë ajo në buxhet.
“Po nuk e kemi Paketën Fiskale, ku është Paketa Fiskale? Si mundet qeveria të votojë projekt buxhetin kur s’ka paketë fiskale. Si do ndikojë ajo te buxheti dhe si është ndërtuar buxheti pa Paketë Fiskale?”, tha Tabaku.

Ibrahimaj tha se paketa fiskale do vij javën tjetër dhe do të diskutohet bashkërisht me buxhetin.

“Lufta ka pasur ndikim të madh në ndërtimin e buxhetit. Në prezantimin e buxhetit do ju sqarohet se si do implikojë paketa fiskale buxhetin. Të dyja do diskutohen bashkërisht. Paketa do miratohet të mërkurën e ardhshme dhe do diskutohen bashkërisht”, tha ministrja Ibrahimaj.  kuvendishqiperise

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0