Efektet katastrofike nga të punuarit si moderator i përmbajtjeve të dhunshme në Facebook

Efektet katastrofike nga të punuarit si moderator i përmbajtjeve të dhunshme në Facebook


The Guardian ka mësuar se detyra e moderimit të materialeve në Facebook, ka lënë plagë psikologjike te punonjësit, derisa po bëhen përpjekje për të përmirësuar kushtet për mijëra kontraktues të kompanisë.

Po sipas këtij mediumi, një grup kontraktuesish aktualë dhe të mëparshëm, të cilët kanë punuar me vite në qendrat e moderimit të këtij rrjeti social me vendodhje në Berlin të Gjermanisë, kanë raportuar se kolegët e tyre u bënë të ‘varur’ nga përmbajtja grafike.

Lexoni: Tani Facebook thotë se mund t’i largojë pëlqimet nga postimet

Ata kanë vërejtur se kolegët e tyre po ndikoheshin vazhdimisht nga materialet me gjuhë të urrejtjes dhe lajmet e rreme që po lexonin çdo ditë.

Kjo sipas tyre, ka ndodhur për shkak të volumit të madh të punëve, nga dhuna e shfaqur, lakuriqësia dhe bullizmi që duhej ta shihnin vazhdimisht për tetë orë në ditë, duke punuar natën dhe në fundjavë, “për një rrogë minimale”.

Kontraktuesit janë të shqetësuar më së shumti nga verifikimi i bisedave private ndërmjet të rriturve dhe të miturve, që janë të njohur si abuzues të mundshëm seksual.

Lexoni: Produkti i ri i Facebook-ut mund të jetë më i dobishmi

Disa prej bisedave private, prej të cilave “90% janë seksuale”, ishin të “dhunshme dhe të frikshme” ka thënë një moderator.

“Ka burra të pasur dhe të bardhë nga Europa, nga Shtetet e Bashkuara, që iu shkruajnë fëmijëve në Filipine dhe iu kërkojnë fotografi ku shihen të zhveshur, për 10 ose 20 dollarë”.

Gina, moderatore, ka thënë se trajtimi i tyre në punë “është shkelje e të drejtave të njeriut”.

“Nuk mund t’i kërkoni dikujt të punojë shpejtë, mirë dhe të shohë materiale ekstreme. Gjërat që i kemi parë, thjesht nuk janë të mira”.

Lexoni: Si të krijoni një faqe të biznesit në Facebook

Punonjësit, emrat e të cilëve janë ndryshuar në këtë artikull, kanë folur në kushte anonimiteti, sepse kanë nënshkruar një marrëveshje me Facebook se nuk do të zbulojnë asgjë.

Ish-moderatori Daniel, ka thënë se “në jemi si avangardë në këtë fushë… është një punë tërësisht e re dhe gjithçka rreth saj është si një eksperiment”.

John, ish-kolegu i tij, ka thënë: “Po flas sepse dua t’jua shmang të tjerëve mundësinë që të bien në këtë gropë”.

Lexoni: Çfarë është Libra? Çdo gjë që duhet të dini rreth kriptomonedhës së Facebook

Daniel ka thënë: “Njëherë, kam parë një koleg teksa kërkonte një pajisje që shërben si shok elektrik, sepse kishte parë aq shumë materiale ekstreme, sa që frikësohej të dilte vetëm në rrugë, apo të rrethohej nga njerëz të panjohur”.

Ngjashëm me kolegët e tyre në Berlin, amerikanët raportuan se “videot konspirative që i shohin çdo ditë, i kanë bërë ata të ndikohen prej tyre”, derisa një ish-moderator tani fle me “armë nën jastëk” i traumatizuar nga një video ku një njeri u qëllua me thikë.

Të tjerë, po merren me traumën duke u vetë-mjekuar.

Në një deklaratë, Facebook ka bërë të ditur: “Moderatorët bëjnë një punë vitale, për ta mbajtur komunitetin të sigurtë, derisa ne mbajmë përgjegjësi që të sigurojmë mirëqenien e tyre. Ne punojmë ngushtë me partnerët tanë, që të sigurojmë mbështetjen që iu duhet njerëzve, përfshirë trajnimin, mbështetjen psikologjike dhe limitin e kohës sa janë të ekspozuar ndaj materialit ekstrem. Moderimi i materialeve është një industri e re dhe sfiduese, andaj ne gjithnjë po mësojmë dhe punojmë në përmirësimin e menaxhimit të sistemit. E marrim me shumë seriozitet secilin raport që tregon se nuk po arrihen standardet tona më të larta dhe do të punojmë në zgjidhjen e këtyre problemeve”.

Msn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0