Edlira Taga: Rekrutimet e duhura sjellin gjithmonë uljen e qarkullimit të punonjësve - Business Magazine Albania

Edlira Taga: Rekrutimet e duhura sjellin gjithmonë uljen e qarkullimit të punonjësve


Gener 2 është nga kompanitë më prestigjioze në vend në fushën e ndërtimit infrastrukturor, komercial, rezidencial, industrial dhe te menaxhimit të projekteve, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Gener 2, operon në treg me një portofol të larmishëm investimesh, me fokusin kryesor ndërtimin dhe zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, transporteve, energjisë, menaxhimit të pasurive të paluajtshme, tregti e shërbime si administrimi i qendrës tregtare Coin, ABA Business Center, Toptani Shopping Center, ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve dhe urave të TAP, ndërtimi i Kullës së Kontrollit të Rinasit, rehabilitimi dhe mbrojtja e shtratit të lumit Bunw etj. Njëkohësisht, kompania është një nga punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit privat në vend me mbi 900 punonjës.

Për të folur më shumë rreth suksesit të arritur, strategjisë së ndjekur dhe burimeve të tyre njerëzore, Business Magazine pati kënaqësinë të zhvillonte një intervistë me Drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Gener 2, Edlira Taga.

BM: Kujt ja dedikoni suksesin e arritur deri më sot?   

E: Suksesi i Gener 2 i atribuohet punonjësve tanë, pasurisë më me vlerë të kompanisë tonë. Ambienti i punës në Gener 2 inkurajon sukses dhe ne ofrojmë trajnime dhe mbështetje për punonjësit, në mënyrë që ata të ndërtojnë një karrierë sa më të sukseshme dhe të gjatë në Gener 2.

Kompania Gener2 është e orientuar drejt punonjësve dhe i sheh ata si bashkëpunëtorët më të ngushtë duke synuar krijimin e një ambjenti pozitiv dhe energjik pune. Kjo lidhet në mënyrë shumë të ngushtë me synimin afatgjatë për rritjen e kapaciteteve profesionale brenda kompanisë.

BM: Cila është strategjia juaj e biznesit lidhur me burimet njerëzore të kompanisë?

E: Strategjia e Burimeve Njerëzore është lidhja e strategjisë së biznesit me përpjekjet për të ndërtuar një organizatë sa më kompetitive në treg.

Qëllimet kryesore të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Gener2 lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me procese të integruara si rekrutimi dhe selektimi, trajnimi dhe zhvillimi, menaxhimi i performancës së punonjësve, menaxhimi i forcës së punës, kompensimi dhe promovimi, menaxhimi i talenteve, nxitja dhe mbështetja e ideve inovatore.

Rekrutimi & Selektimi dhe Trajnimi & Zhvillimi janë ndër proceset më strategjik dhe kyçe në Gener2. Gener2 punon për të rritur nivelet, kapacitetet dhe standardet në poceset e punësimit me qëllim për t’ju përgjigjur ndryshimeve nga faktorët e jashtëm dhe në vizion afatgjatë.

Rekrutimi dhe selektimi ka ndikim të madh në rritjen e të ardhurave dhe përfitimeve të kompanisë. Synojmë rekrutimin e personave me aftësitë e duhura për natyrën e biznesit të Gener2. Rekrutimet e duhura gjithmonë shpien në uljen e qarkullimit të punonjësve.

BM: Cilat janë profilet më të kërkuar të punonjësve në Gener 2?

E: Si nje biznes i suksesshëm me një portofol të larmishëm veprimtarish si në infrastrukturë, menaxhim projektesh dhe pasurish të paluajtshme, dizajn dhe projektim inxhinierik, Gener 2 është gjithmonë në kërkim të talenteve të reja kryesisht në fushat e inxhinierisë, arkitekturës, financës dhe menaxhimit. Një aspekt shumë i rëndësishëm në menaxhimin e BNJ të Gener 2, janë politikat dhe programet për nxitjen e zhvillimit profesional tek të rinjtë studentë apo të sapo diplomuar, të cilët gjatë praktikave mësimore mund të gjejnë pranë kompanisë një mundësi të shkelqyer për të nisur dhe zhvilluar karrierën nëpërmjet përvojës së fituar, trajnimit të aftësive dhe zgjerimit të rrjetit profesional, e cila mund të shndërrohet shumë shpejt në një mundësi punësimi të mirëfilltë.

BM: Cilat janë politikat për zhvillimin dhe rritjen e stafit që Gener 2 aplikon?

E: Një proces kompleks po aq i rëndësishem është trajnimi dhe zhvillimi. Gener 2 e konsideron trajnimin dhe zhvillimin si një nga pikat kyçe të kualifikimit të stafit. Kjo rrit efiçencën e performancës së individit dhe të kompanisë në tërësi. Gjithashtu, programi i trajnimit shihet si një mundësi e mirë motivimi për punonjësit tanë si dhe ruan marredhënien afatgjatë me ta. Kompania Gener2 kryen trajnimet në nivelet e mëposhtme:

  1. Trajnim ne vendin e punes
  2. Trajnime te brendshme
  3. Trajnime te jashtme

Nëpërmjet programit të trajnimit synojmë përditësimin e njohurive të punonjësve me ndryshimet e tregut.

Sfidat dhe faktorët që kanë ndikuar në themelimin e programit të trajnimit dhe zhvillimit janë pikërisht ndryshimet dhe faktorët e jashtëm. Tregu është në ndryshim të përhershëm. Këto ndryshime janë faktorët më të mëdhenj, të cilët ndikojnë dhe nxisin nevojat e trajnimit dhe zhvillimit. Ndryshimi sjell nevojat për trajnim dhe zhvillim, trajnimi dhe zhvillimi sjellin ndryshimet e individeve dhe kompanisë dhe ky është gjithmonë një cikël i vazhdueshëm.

Përballja me këto sfida ka sjellë zhvillimin e programeve të menaxhimit të talenteve. Programi aplikohet për punonjësit e brendshëm dhe për potencialet në tregun e jashtëm.

Menaxhimi i talenteve buron nga misioni, vizioni, vlerat dhe objektivat e kompanisë Gener2. Këto janë procese të integruara brenda Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe u jep mundësinë punonjësve aktualë dhe kandidaturave të jashtme të përshtasin profilin dhe kapacitetet e tyre në Gener2.

Ne besojmë se rezultati në punë dhe përkushtimi në të duhet të kompensohen në mënyrën më të drejtë, ndaj ofrojmë paketa dhe programe kompensuese tepër konkurruese në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0