EasilyDo sjell aplikacionin e tij Email në Android » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 18/02/2017

EasilyDo sjell aplikacionin e tij Email në Android

Share
nga Anerola Torollari
Shk 18, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

EasilyDo është quajtur thjesht aplikacion”Email” dhe është një nga aplikacionet më të njohura të produktivitetit në iOS, pasi ajo ngjan me aplikacionin Mail të Apple, por vjen me karakteristika më të fuqishme. Në thelb, duket sikur është një përmirësim i aplikacionit Mail. Tani Email i EasilyDo ka bërë rrugën e tij në Android, duke sjellë të njëjtat funksionalitete bazë të një platforme të re, duke përfshirë subscribe-in me një klik, opsionin undo të dërgimit, gjurmimin e paketave dhe organizimin automatik të shpenzimeve tuaja, informacione rreth udhëtimeve dhe shumë më shumë.

Para lançimit të Email, EasilyDo ishte i njohur për asistencën e telefonave smart për iPhone që bënte gjithashtu gjëra të tilla si, gjurmimi i paketave tuaja dhe organizonte planet tuaja të udhëtimit ndër të tjera. Por kompania e kuptoi se këto lloj funksionalitetesh do të kishin më shumë kuptim në një aplikacion email-i mobile, më tepër se sa në një aplikacion të pavarur.

Ndryshe nga shumë prej aplikacioneve email sot në treg, Email i EasilyDo nuk u përpoq të prezantonte një ndërfaqe rrënjësisht të ndryshuar për përdoruesit.

Aplikacioni është mjaft familjar për përdoruesit e iOS. Të gjitha funksionalitetet janë vetë përshkruese dhe mund të gjenden dhe kuptohen me lehtësi nga përdoruesit.

Për një minutë, ju mund të mashtroheni duke menduar se jeni në vetë aplikacionin Mail të Apple, por Email ofron një grup të zgjeruar funksionalitetesh, si aftësia për të shtyrë mesazhet, për të zbuluar dhe bllokuar leximin e faturave, marrja e alarmeve në kohë reale të udhëtimit, gjurmimi paketat  si dhe mund të kenë dosje të organizuara automatikisht ku mund të jenë të gjitha skedarët e email-eve, faturat, rezervimet nëpër shfaqje të ndryshme etj.

Dhe me përditësimet e reja të iOS, Email gjithashtu shton mbrojtjen me ID të touch-it, njoftime nga vende dhe aktivitete të ndryshme, gjithashtu mund të shënoni mesazhet që ju vijnë si të lexuara, mund të përgjigjeni, t’i arkivoni apo t’i çoni në plehra.

screen-inbox   screen-travel     screen-menu-assistant

Tani në Android, Email i EasilyDo nuk imiton aplikacionin Mail të Apple, por në vend të kësaj inspiron të bëjë më popullore aplikacionet Android, si Gmail apo Inbox, me ikonat e tij shumëngjyrëshe të mesazheve si dhe shume gjëra të tjera duke u dhënë përdoruesve të Android një ndjenjë familjariteti.

Përveç kësaj, ekipi i inxhinierëve ndërtoi aplikacionin e ri me arkitekturën e saj unike për Android OS, me në fokus shpejtësinë, përdorueshmërinë dhe besueshmërinë. Dhe ndërsa aplikacioni përfshin funksionalitetin bazë nga iOS, ajo gjithashtu paraqet një numër funksionalitetesh të dizajnuara vetëm për Android. Për shembull, ju mund të merrni njoftime dhe përgjigje përmes zërit në Android Wear.

Ashtu si homologu i tij iOS, Email në Android mund të shkarkohet pa pagesë.

Kjo është e mundur për shkak se modeli i biznesit të kompanisë nuk është plotësisht i fokusuar te konsumatori. Në vend të kësaj, rreth tre të katërtat e të ardhurave të EasilyDo vijnë nga liçencat e teknologjisë dhe algoritmeve AI për ofruesit e tjerë të email-eve, duke lejuar qarkullimin e parave. Aplikacioni Mail nxjerr teknologjinë e saj për klientët e interesuar – duke përfshirë disa biznese të mëdha, por kompania nuk pranon të japë emra.

Në iOS, Mail tani po sheh mestarisht 10.000 shkarkime të reja çdo ditë dhe renditet si aplikacioni email më i mirë i pavarur. Ajo gjithashtu ka një vlerësim prej 4.7 dhe është numri 15 në kategorinë e Produktivitetit në App Store.

burimi: TechCrunch

Subscribe në kanalin tonë në YouTube