E vërteta brutale rreth Mark Zuckerberg që askush nuk dëshiron ta pranojë - Business Magazine Albania

E vërteta brutale rreth Mark Zuckerberg që askush nuk dëshiron ta pranojë


Jeni ende në Facebook? Nëse po, a merrni ndonjëherë ato njoftimet që ju kujtojnë për gjërat që keni postuar vite më parë? Imagjinoni nëse jeni Mark Zuckerberg. Imagjinoni sa i turpshëm do të ishte postimi i përvjetorit tuaj.

Lexoni: Mark Zuckerberg detyron stafin e Facebook të përdorë vetëm Android, pas një përplasje me Tim Cook

Merrni, për shembull, sfidat personale që ai vendos për vete çdo vit.

  • 2009: Vendos kollare çdo ditë në punë
  • 2010: Mëso një gjuhë të re (Mandarin Chinese).
  • 2011: Ha mish vetëm kur e ke vrarë atë vetë.
  • 2012: Kodo diçka çdo ditë.
  • 2013: Bëj më shumë biseda me njerëz që nuk punojnë në Facebook.
  • 2014: Shkruaj çdo ditë një shënim falenderimi.
  • 2015: Lexo një libër të ri çdo dy javë.
  • 2016: Kodo një asistent IA
  • 2017: Shko jashtë shtetit dhe bisedo me më shumë njerëz

Të gjitha këto na çojnë në vitin 2018, kur ai tha se “sfida personale e tij më e madhe” ishte të “përqëndrohej në adresimin e disa prej çështjeve më të rëndësishme me të cilat përballet komuniteti ynë”. Gjëra si:

  • parandalimi i ndërhyrjes në zgjedhje;
  • ndalimi i përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit;
  • të sigurohet që njerëzit të kenë kontrollin e informacionit të tyre; dhe
  • të sigurohet që shërbimet e Facebook të përmirësojnë mirëqenien e njerëzve.

Duhet thënë që këto janë shumë më të rëndësishme se ndërrimi i veshjeve tona për t’u dukur më bukur. E megjithatë ekziston një e vërtetë brutale pas gjithë asaj që njerëzit nuk duan të flasin për arsye të ndryshme. Zuckerberg është në thelb versioni i një fëmije aktor i industrisë teknologjike. Ai është rritur para syve tanë.

Lexoni: Mark Zuckerberg, i treti person i pasur në Botë

Ai nuk është CEO i vetëm që ka nisur një kompani nga dhoma e tij e fjetjes dhe e shndërroi atë në diçka gjigante, por eksperienca e tij ishte e ndryshme nga ajo e Steve Jobs, Bill Gates dhe Michael Dell. Nuk ka asnjë ekuivalent me udhëtimin e Jobs në Indi duke bërë LSD përpara lançimit të Apple, ose Gates që shkoi në New Mexico dhe filloi një version bootstrapped të asaj që njihej më pas si MicroSoft.

Ne e dimë që Zuckerberg nuk ka pasur ndonjëherë më parë një punë tjetër përveç CEO i Facebook. Nuk ka asnjë pjesë të jetës së tij gjatë së cilës ai ka jetuar, është rritur dhe ka bërë gabime pa e parë ne të gjithë.

Ai shkoi në Phillips Exeter, pastaj Harvard dhe më pas në sallat e konferencave në firmat më të mëdha të sipërmarrjeve të gjitha brenda tre vjetësh. Aaron Sorkin nxorri një film biografik të Zuckerberg kur ai ishte vetëm 26 vjeç.

Kështu që ndoshta nëse Zuckerberg do të ishte më i fokusuar në të gjitha mënyrat e Facbook që mund të përdoreshin për të keqen, do të ishim në një vend më të mirë tani. Ndoshta deklarata origjinale e misionit të Facebook – që t’u jepte njerëzve «fuqinë për të ndarë dhe për ta bërë botën më të hapur dhe të lidhur» vepron vetëm nëse je i sigurtë se njerëzit do ta përdorin atë pushtet për mirë.

E vërtetë apo jo ne megjithatë jemi këtu. Sepse e vërteta është se ne e krijuam Mark Zuckerberg dhe kështu ne jemi përgjegjës për çdo gjë që ndodh si rezultat i veprimeve të tij.

Lexoni: Ndryshimi që bëri Facebook në heshtje për të shmangur një fatkeqësi tjetër

Megjithatë ekziston një e vërtetë edhe më brutale: Ai është vetëm 34 vjeç, është CEO i pazëvendësueshëm i një prej kompanive më të fuqishme në historinë e botës dhe personi i tretë më i pasur në planet. Dhe vetëm tani, ai po fillon të duket si një i rritur.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0