Mark Zuckerberg, i treti person i pasur në Botë
Përditësuar së fundmi: 08/07/2018

Mark Zuckerberg, i treti person i pasur në Botë

Share
nga Albana Mucaj
Kor 08, 2018

Marck Zuckerberg ka lënë pas krahësh problemet me cënimin e privatësisë së përdoruesve të Facebook duke u rikthyer më i fortë se më parë financiarisht. Ai është zyrtarisht njeriu i tretë më i pasur në botë. Pas Jeff Bezos dhe Bill Gates. Këtë fundjavë aksionet e tij pësuan rritje duke bërë që të zërë vendin e Warren Buffet.


Të dhënat e bursave ndërkombëtare tregojnë se aksionet e Facebook u rritën 2.4% të premten. Sipas vlerësimeve të Bloomberg, për herë të parë, kryesojnë listën e miliarderëve, persona që operojnë në botën e teknologjisë.

Lexoni: Facebook, Cambridge Analytica dhe ana e errët e inteligjencës emocionale

Jeff Bezos, është themeluesi i Amazon dhe renditet në vend të parë. Në vend të dytë Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe themeluesi e drejtuesi i Facebook tashmë në vend të tretë.

Lexoni: Ndryshimi që bëri Facebook në heshtje për të shmangur një fatkeqësi tjetër

Mark Zuckerberg ka një pasuri prej 81.6 miliardë dollarë. Krahasuar me 87-vjeçarin e Berkshire Hathaway Warren Buffet, ai ka 373 milionë dollarë më shumë.