Ndryshimi që bëri Facebook në heshtje për të shmangur një fatkeqësi tjetër - Business Magazine Albania

Ndryshimi që bëri Facebook në heshtje për të shmangur një fatkeqësi tjetër


Facebook ka rritur fuqinë e komitetit të saj të auditimit në atë që shihet si një koncesion i madh për aksionarët, të cilët ishin të zemëruar nga ajo që ndodhi me privatësinë e të dhënave me Cambridge Analytica dhe skandalet e tjera.

Të Premten, Facebook ndryshoi qetësisht emrin e komitetit të saj të auditimit – i cili kryesohet nga ish shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Erskine Bowles – në komiteti i auditimit dhe mbikëqyrjes së riskut.

Komiteti do të monitorojë ndikimin social të Facebook, masat mbrojtëse të privatësisë dhe rrezikun e sulmeve kibernetike. Ajo shihet si një koncesion i madh për aksionarët. Ata e mirëpritën lajmin, por thanë se Facebook do të gjykohet nga veprimet e tij, jo nga premtimet e tij.

Përgjegjësitë e komitetit janë rritur gjithashtu duke përfshirë tre çështje kryesore:

  1. Do të shqyrtojë se si mund të përdoren shërbimet e Facebook për të lehtësuar dëmtimet për sigurinë publike ose interesin publik. Kjo mund të shihet si një referencë ndaj lajmeve të rreme dhe ndërhyrjes së zgjedhjeve.
  2. Ai do të hetojë “programin e privatësisë” të Facebook pas Cambridge Analytica, në të cilin llogaritë e 87 milionë përdoruesve janë kompromentuar.
  3. “Ekspozimet ndaj rreziqeve të sigurisë kibernetike” të Facebook gjithashtu do të analizohen nga komiteti.

Grupi i drejtuesve të Bowles, i cili përfshin gjithashtu Marc Andreessen, Kenneth Chenault dhe Jeffrey Zients, do të kryejë këto rishikime të paktën një herë në vit.

Ndryshimet ndiqen nga presioni i investitorëve në Facebook për të krijuar një komision të pavarur ndaj rreziqeve. Në fakt, ky propozim u paraqit në takimin e investitorëve të Facebook muajin e kaluar dhe pati mbështetje nga 45% e aksionerëve të pavarur të kompanisë.

Një lëvizje “e nevojshme dhe pozitive”

Jonas Kron, zëvendës presidenti i lartë i Trillium Asset Management, i cili paraqiti propozimin në emër të klientit të tij Park Foundation, mirëpriti vendimin e Facebook për të forcuar komitetin e saj të auditimit.

Për Business Insider ai tha se: “Ky është një zhvillim shumë i domosdoshëm dhe pozitiv. Ai u ofron investitorëve një kuptim më të qartë se kush ka përgjegjësinë përfundimtare për mbikëqyrjen e privatësisë, ndikimin social, sigurinë kibernetike dhe pajtueshmërinë.”

Kron, i cili menaxhon rreth 10 milionë dollarë aksione në Facebook në emër të Park Foundation, megjithatë theksoi se komitetit duhet t’i jepet fuqia e duhur për të mbajtur menaxhimin e llogarive dhe duhet të takohet çdo tre muaj, ose të paktën dy herë në vit.

Open Mic, një organizatë që ndihmon aksionarët për të përmirësuar qeverisjen në disa nga kompanitë më të mëdha të Amerikës, tha se ky ishte një “hap i rëndësishëm”. Drejtori Ekzekutiv Michael Connor, i cili ka punuar me Trillium në propozimin e tij, shtoi: “Facebook do të vazhdojë të gjykohet nga mënyra se si ai në fakt shmang rreziqet që dëmtojnë miliarda përdorues të tij, jo nga ajo që premton.”

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0