E pabesushme, familja nga Tirana mban Kuranin më të vogël në botë. Mediat e huaja të mahnituara! - Business Magazine Albania

E pabesushme, familja nga Tirana mban Kuranin më të vogël në botë. Mediat e huaja të mahnituara!

Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit me përmasat e një pulle postare, ndodhet në Shqipëri. Në pronësi të familjes Prushi në Tiranë, libri i shenjtë i besimtarëve myslimanë është trashëguar brez pas brezi.
Mediat e huaja kanë shkruar për të, duke i kushtuar edhe një reportazh të tërë. Rituali është gjithmonë i njëjtë. 45 vjeçari Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën para se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë.

“E kemi trashëguar brez pas brezi me shumë fanatizëm. Dhe për ne, për mua dhe për familjen time, është një nga gjërat më të shtrenjta”- shprehet 45 vjeçari për agjensinë e lajmeve AFP.
lexo: Ngatërrim i bujshëm. Çfarë ndodhi me ministrinë e turizmit në Itali?

Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë me 900 faqe në total, libri thuajse ‘zhduket’ në pëllëmbën e pronarit të tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues.

Është e vështirë të përcaktohet kur daton ky Kuran. Por studiuesit janë të mendimit se një libër i përmasave të tilla ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0