E ardhmja e punës, jo më diplomat e universiteteve, por aftësitë e fituara - Business Magazine Albania

E ardhmja e punës, jo më diplomat e universiteteve, por aftësitë e fituara


Mijëra studentë nisin universitetin çdo vit dhe ndoshta ajo që vihet re është se: Shumica dërrmuese e tyre marrin borxhe, shumë borxhe.

Ajo që rrit pasiguritë është nëse diplomat e tyre do t’i shpërblejnë ata në fund apo jo.

Sipas sondazhit Freelancing në Amerikë 2018, të publikuar kohët e fundit, freelancers i japin më shumë vlerë trajnimeve për aftësitë e tyre: 93% e tyre që kishin një diplomë universiteti 4-vjeçare thanë se trajnimet për aftësitë ishin shumë më të dobishme se vetëm 79% që thonë se arsimimi i tyre ishte i dobishëm për punën që ata bëjnë tani. Përveç kësaj, 70% e freelancers me kohë të plotë morën pjesë në trajnime për aftësitë e tyre gjatë 6 muajve të fundit krahasuar me vetëm 49% që nuk janë freelancers, por që punojnë me kohë të plotë.

Anketa e pestë vjetore, e realizuar nga firma kërkimore Edelman Intelligence në bashkëpunim me Upwork dhe Unioni Freelancers, anketuan 6,001 punonjës.

Lexoni: Nuk keni një diplomë universiteti? Kompani si Apple, IBM dhe Google nuk kërkojnë më një të tillë

Të dhënat e reja tregojnë diçka shumë më të madhe. Ndryshimi i shpejtë teknologjik, i kombinuar me rritjen e kostove të arsimit, e ka bërë sistemin tradicional të arsimit të lartë një rrugë gjithnjë e më anakronike dhe me risk. Kostoja për të bërë universitet është kaq e lartë tani që kemi arritur një pikë në të cilën borxhi i shkaktuar shpesh nuk tejkalon potencialin e ardhshëm të të ardhurave.

Megjithatë shpesh, diplomat ende konsiderohen si dokumente të përjetshme të kompetencës profesionale. Ato tentojnë të krijojnë një ndjenjë të rreme sigurie, duke përjetësuar iluzionin se puna dhe njohuritë që kërkohen janë statike. Epo kjo nuk është e vërtetë.

Për shembull, një raport i Forumit Ekonomik Botëror i vitit 2016 zbuloi se “në shumë industri dhe vende, profesionet më të kërkuara ose specialitetet nuk ekzistonin 10 apo edhe pesë vjet më parë dhe ritmi i ndryshimit po përshpejtohet.” Dhe të dhënat e fundit nga Upwork konfirmojnë këtë përshpejtim. Të dhënat e fundit kanë zbuluar se “70% e aftësive janë të reja në këtë studim.”

Pritet që ndryshimi të vazhdojë të vijë. WEF citon se është zbulua që 65% e fëmijëve që hyjnë në shkollën fillore do të përfundojnë në një punë që ende nuk ekziston. Prandaj, është e domosdoshme që ne të inkurajojmë më shumë mundësi se diplomat e universitetit si dëshmi e aftësisë. Ne kemi nevojë për rrugë të reja drejt suksesit dhe shpresës.

Opsionet e reja të arsimit jo-tradicional

E ardhmja e punës nuk do të jetë rreth diplomave. Gjithnjë e më shumë, do të jetë në lidhje me aftësitë që posedojmë. Dhe asnjë shkollë nuk do të mund të na izolojë nga përparimi teknologjik dhe inovacioni. Sot profesione të lidhura me teknologjinë nuk po kërkojnë më diploma, por po shikojnë aftësitë, se sa mirë kodojnë apo sa inteligjentë janë në zgjidhjet e problemeve individët që merren në punë.

Lexoni: Punët më të paguara që nuk kërkojnë një diplomë universiteti

Freelancers, segmenti më i shpejtë në rritje i fuqisë punëtore, kuptojnë se edukimi nuk ndalet kurrë, është një proces i përjetshëm, por nuk janë vetëm diplomat universitare që e ofrojnë këtë.

Gjithnjë e më shumë, kompanitë po kapen pas saj. Vitin e kaluar PwC filloi një program pilot që lejon të diplomuarit e shkollave të mesme të fillojnë punë si kontabilistë dhe konsulentë për menaxhimin e riskut. Dhe në Gusht, Glassdoor renditi “15 kompani të tjera që nuk kërkojnë më një diplomë”, duke përfshirë gjigandët e teknologjisë siç janë Apple, IBM dhe Google. “Gjithnjë e më shumë,” raportoi Glassdoor, “ka shumë kompani që ofrojnë punë të paguara mirë për ata me arsim jo-tradicional ose një diplomë të shkollës së mesme.”

Opsionet e reja jo-tradicionale të edukimit po përhapen. Shpesh punëdhënësit fokusohen në aftësitë e individëve. Studentët tani mund të regjistrohen në institucione të bazuara në projekte ose programe online si e-learning.

Ideja këtu nuk është se universiteti është humbje kohe dhe parash për të gjithë, por ekziston diçka: E ardhmja e punës nuk do të jetë e fokusuar tek diplomat. Gjithnjë e më shumë, do të jetë në lidhje me aftësitë. Dhe asnjë shkollë nuk mund të na izolojë nga përparimi teknologjik dhe inovacioni.

Por një gjë është e sigurtë: Segmenti më i shpejtë në rritje i fuqisë punëtore – freelancers – kanë kuptuar se edukimi nuk ndalet asnjëherë. Është një proces i përjetshëm. Diplomë ose jo, është një mendësi e vlefshme për t’u përqafuar.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0