Dyfishohet Prodhimi i Brendshëm Bruto. Ja çfarë pritet në 2024 - Business Magazine Albania

Dyfishohet Prodhimi i Brendshëm Bruto. Ja çfarë pritet në 2024

Autoritetet publike kanë lajmëruar se në vitin që vjen, shqiptarët do të sigurojnë dyfishin e prodhimit të brendshëm të vendit. Edhe pse një shifër statistikore, që përdoret më së shumti për debatin publik dhe, jo për të treguar rritjen e mirëqënies, gjithsesi dyfishimi i këtij treguesi ka vlerat e tij

“Vitin e ardhshëm presim të kemi më shumë sesa dyfishim të GDP-së në raport me 10 vjet më parë, gjë që përkthehet në më shumë të ardhura për frymë, më shumë mundësi zhvillimi dhe mundësi më të mira për punësim cilësor”, ka theksuar ministri i Financave, Ervin Mete.

Televizioni Publik ka vëzhguar, duke iu rikthyer vitit 1984, për të parë se si ky tregues ka ecur në vite, duke e krahasuar edhe me fqinjët apo me shtetet e Europës. Vini re këtë tabelë, të publikuar nga Qendra Shqiptare për Studime Ndërkombëtare:

Sikurse shihet edhe nga tabela, në vitin 1984 Shqipëria ka prodhuar një GDP prej 1,86 miliardë dollarësh amerikanë, ndërsa Greqia fqinje e kishte këtë tregues 48, 2 miliardë ose 26 herë më të lartë. Në vitin 1995 Shqipëria e dyfishoi këtë tregues, ndërsa Greqia e trefishoi GDP, duke qënë përsëri 43 herë më e lartë se Shqipëria. Në vitin 2008 Shqipëria prodhon 12,88 miliardë dollarë më shumë se sa Maqedonia e Veriut, Kosova apo Mali i Zi por 19 herë më pak se Greqia dhe 4 herë më pak se Serbia.

Viti 2023 e ka çuar Shqipërinë në nivelin e 18.88 miliardë dollarëve si tregues i Prodhimit të Brendshëm Bruto, që do të thotë  6 miliardë më shumë se viti 2008, por 11 herë më pak se Greqia dhe 3 herë e gjysëm më pak se Serbia.

Shqipërisë i duhet të ecë me rritëm shumë më të lartë në rajon dhe më gjerë për të arritur nivelin e rajonit dhe, për këtë, rritja ekonomike, sipas ekspertëve duhet të jetë mbi 6 për qind në vit. Aktualisht është sa gjysma e këtij treguesi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0