Në Shqipëri agroturizmi po rezulton një ndër sektorët më të suksesshëm në vitet e fundit. Ai ka pasuruar ofertën turistike si dhe ka ofruar mundësi të reja për komunitetet deri në zonat më të thella të vendit.
Përgjatë viteve të fundit sektori ka dhënë ka një kontribut të konsiderueshëm në trendin pozitiv të shifrave.
Megjithatë, edhe pse ka progres të kënaqshëm, ky sektor përballet me një sërë sfidash.

Por, pavarësisht sfidave duhet thënë se aktiviteti agroturistik po tërheq gjithnje e me shume individe në moshë të re, emigrantë si dhe fuqizon rolin e gruas. Rreth 61% e stafit të subjekteve agroturizëm janë femra.
Një agroturizëm punëson rreth 9 persona (ndërkohë mesatarja e punësimit në e sipërmarrjet në Shqipëri është 6.8).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto