"Duo" aplikacioni i lançuar nga Google për video-thirrje - Business Magazine Albania

“Duo” aplikacioni i lançuar nga Google për video-thirrje


Google ka lançuar aplikacionin e saj për video-biseda, të quajtur Duo. Ajo përfaqëson përgjigjen e Google ndaj aplikacioneve të tyre për video-thirrje, duke përfshirë FaceTime të Apple, Skype të Microsoft dhe Messenger të Facebook, raporton .

Nuk ndryshon shume nga aplikacione të tjera që ofrojnë të njëjtin shërbim video, përveç se ajo i jep përdoruesit një paraqitje të shkurtër lidhur me atë që është duke bërë thirrje, duke ndihmuar përdoruesit të vendosin nëse do të përgjigjet apo jo. Google thotë se është duke e quajtur opsionin, “knock,knock”.

Aplikacioni i ri, fillimisht njoftuar në maj, është duke u lëshuar si një shërbim falas për telefonat që kanë sistemin operativ Android të Google-it, si dhe iPhone të Apple.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0