Dronë për siguri në plazhe - Business Magazine Albania

Dronë për siguri në plazhe

Ujërat më të ngrohta dhe më të pastra afër bregut në Long Island të Nju Jorkut, viteve të fundit kanë sjellë një numër në rritje të peshqive të vegjël në këtë zonë – dhe me to edhe peshqit më të mëdhenjë të cilët i hanë ata, përfshirë edhe peshkaqenët. Në një mënyrë, është shenjë e mirë për mjedisin, por është komplet diçka tjetër për notarët, surfistët dhe vizitorët e plazhave

Zyrtarët e sigurisë në një plazh në Nju Jork kanë ngritur numrin e përdorimit të dronëve në tentimin e parandalimit të ndërveprimeve potencialisht të rrezikshme në mes njerëzve dhe peshkaqenëve.

Rojet e shpëtimit dhe oficerët e policisë së Parkut të Shtetit të Nju Jorkut në Jones Beach – një park shtetëror që shtrihet mbi 10 kilometra (6.5 milje) përgjatë bregut jugor të Long Island dhe mirëpret gjashtë milionë vizitorë në vit – po përdorin teknologjinë për të monitoruar ujërat jashtë bregut, raporton CNN.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0